Albspirit

Media/News/Publishing

Samiti i kryeparlamentarëve, Leskaj: Ballkani, në BE dhe NATO

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj mori pjesë në Samitin e kryeparlamentarëve të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Në fjalën e saj, zonja Leskaj tha se anëtarësimi i të gjithë rajonit në BE dhe NATO është një stabilitet edhe për Europën.

“Shqipëria dhe vendet e tjera të Europës Lindore, që aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE, nuk e shohin krizën si të jashtme, por si pjesë e familjes europiane, harta e së cilës nuk mund të jetë e plotë pa to. Ne besojmë në një rajon tërësisht të integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, si dhe në heqjen e barrierave të panevojshme ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, tregtisë dhe mallrave, të cilat janë thelbësore për rritjen tonë ekonomike dhe për paqen sociale e stabilitetin politik në kontinentin europian dhe përtej. Ne jemi për një Europë, ku të gjithë qytetarët, jo vetëm në kufijtë e saj gjeografikë, por dhe ato politikë, të ndihen të sigurtë dhe të siguruar. Në të vërtetë, i gjithë kontinenti europian po kalon sfida të mëdha ekonomike, sociale, politike dhe të sigurisë. Ne si politikanë dhe ligjvënës kemi një përgjegjësi të veçantë për të adresuar në kohë dhe forcuar stabilitetin dhe sigurinë e popujve tanë”, është shprehur Valentina Leskaj.

Please follow and like us: