Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Jepjani çadrën LSI-së

Në vend që t’i gëzohen arritjes së një marrëveshje. Shqiptarët kanë filluar nga gërrvërret. Jo pse u ulën të dy. Pse u mbyllën të dy kokë më kokë. Kur kishin kaq kohë që ia lëronin nënën njëri-tjetrit. Pse ua bën me hile të vegjëlve. Dhe për më të tepër lodhen duke u parashikuar se çfarë mund të ndodhi, të themi nëse bëhen zgjedhjet më 25 qershor. Çfarë do ndodhi me atë fiton? Dhe çfarë me atë që nuk fiton.? Mbase do qeverisin bashkë! Kutadish? Po a është e mundur?! A ndodh kjo në botë? Se ne të gjitha me botën i kemi… Edhe pse nga kërshëria e saj na duket mallinje një qeverisje të majtësh e të djathësh. Ndërkohë që, si të djathtët si të majtët i kanë bërë me kollajllëk. Koalicionet qeverisëse me segmentet e krijuara nga firot dhe dalja jashtë radhe e elementit nga partitë mëmë.

Ja dhanë këtë shans LSI-is. Madje e rritën dhe mbajtën, si thotë ajo kënga e bregut të Vjosës. Të rrita me pekuli, oh moj bijë, oh moj bijë.

Cila do të ishte ajo marrëveshje që do t’i kënaqte palët? Nuk ka për të ekzistuar. Nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

Për këtë të jeni të sigurt. Pasi çdo një e tillë ka pluset dhe minuset e veta. Dhe këto do i tregojë koha. Por me sa po shohim, duart e shtrënguara të dy të mëdhenjëve kanë irrituar një sërë syresh. Të parin presidentin e zgjedhur me pëshpëritje veshi. Duke u hequr si babaxhani i Shqipërisë. Ky Meta, që, edhe pse premtoi që hiqte dorë nga aktiviteti primar politik. Për shkakt të impenjimit të postit të ri dhe kushtetueshmërisë. Ironizon me deklarata thumbuese. I tmerruar që si ujk i vjetër u zu gafil.

Ndaj u them demokratëve, mos e çmontoni çadrën. Lëreni aty. Jo vetëm për Metën, por për të gjitha partitë e vogla, që fal vegjetimit klasik. Lojrave me thërrimet nga sistemet zgjedhore. Aleancat anormale me partitë e mëdha. Përfshirja në listat e tyre etj. U ka dhënë atyre një pushtet special ndër vite. I janë ngjitur asaj nofkës së aleatit sikur ç’të thuash.

Nga këto makinacione, vetëm PD-së i janë mohuar sot 8 vende në kuvendin e fundit. Kushedi sa intelektualë të mirëfilltë rrinë aty mbrapa derës për shkak të shenjtëve si Mediu, Ndoka, Shehi, Idrizi etj. Pra zëri i vërtetë i PD-së, ai luajali rri aty i vdekur. Kurse konferencat në emër të demokratëve, votat etj… I qeverisin këta gjenjitë e stanjacionit dhe regresit. Na i bëri këtë dhuratë Berisha.

Fal këtyre makinacioneve … gjykata e Tiranës numëron 137 parti. Plasëm duke e thënë. Një vend përshembull si Amerika, me 350 million banor, ka dy parti. Ne 137-të. Që asgjë tjetër nuk bëjnë, veç marrin mandate deputetësh nga e djathta dhe e majta. Eshtë e thjeshtë, futuni në çadër. Luftoni për një çështje. Arritjen e pragut dhe përfshirjen e komisionerëve. Luftoni për identitetin tuaj. Se këto fitohen, nuk dhurohen. Se pa diskutim që pamvarja juaj në një kuvend. E fituar me vote të drejtpërdrejtë. I bën mire Shqipërisë. Për këtë të jeni të sigurt. Por ama i është kthyer në një kancer, m’varja juaj. Për shkak të një pozicionimi anormal. Për shkak të pushtetit të dhuruar. Dhe nëse dy partitë e mëdha e mbajnë fjalën, ose e kanë vërtet seriozisht këtë pjesmarrjen pa koalicione parazgjedhore. Ta dini, vërtet po u prishin rehatllëkun tuaj. Por duke se kanë filluar të ndreqin Shqipërinë.

Qofshin të bekuar.

Qofshi edhe ju nëse veproni e fitoni kështu.

Please follow and like us: