Çfarë është e bukura për Arminën?
Një nga blogeret më në zë në Shqipëri, ditët e fundit i ka kaluar në Milano, për fillimin e Milano Fashion Week. Duke premtuar ardhjen e një projekti të ri, bukuroshja shqipëtare na ka bërë kuriozë me atë çka pritet të vijë, nëpërmjet postimeve të bëra nga rrugët e kryeqytetit të modës në Itali. Përveç shijes që ka në përzgjedhjen e rrobave dhe kurimit në maksimum të imazhit të saj, Armina cilësohet gjithashtu, si një femër shumë joshëse, e cila nuk e lë figurën e saj në harresë. Mevlani ka vendosur të ndajë me ne, 10 femrat që ajo i cilëson si më të bukurat e të gjitha kohërave. Ndër to, gjenden emrat e Angelina Jolie apo Kate Upton. Në foton e fundit, blogerja shkruan: “Dhe shumica prej tyre janë binjakët”, shenja e horoskopit të vetë Arminës. Duhet theksuar, se të dhjeta personazhet gëzojnë tipare pak a shumë të njejta me Arminën, si për shembull vetulla të trasha e buzë të plota./Bordo/