MENDIMI I GABUAR PËR NJË BOTË PA TRUMPIN
Shumica e republikanëve vazhdon të ekzistojë
Veç kësaj, duhet të jetë një shumicë në Kongres që të votojë për një procedurë të largimit nga detyra. Shumicën atje e kanë republikanët dhe ata janë të lumtur që më në fund janë në timon – në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë. Ata duan të qeverisin, të nxjerrin ligje, t’i vënë vulën e tyre vendit. Askush nuk ka dëshirë ta vërë në pikëpyetje këtë.
Por javët e fundit republikanët janë bërë më të qetë në mbështetjen e Presidentit. Shtëpia e Bardhë po i përball me shumë dramë. Por një front kundër Donald Trumpit – për momentin nuk shihet kund. Për aq kohë sa nuk do të ndryshojë kjo, Trumpi do të mund ta vazhdojë punën si deri tani – edhe po të bubullojë, të shkëlqejë me padijen e tij dhe të bëjë njërën gafë pas tjetrës. Zgjedhësit e tij gjithsesi e mbështesin: ata nuk e kuptojnë gjithë shqetësimin për burrin që bën atë që u kishte premtuar – që nga ndalimi i hyrjes për myslimanët deri në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Shpresa për zgjedhjet e Kongresit
E vetmja gjë, për të cilën mund të ëndërrojnë aktualisht kundërshtarët e Trumpit është 6 nëntori 2018: në këtë datë në SHBA janë zgjedhjet për Kongresin. Po të mblidhet pakënaqësi e madhe për Donald Trumpin dhe po ta kenë nxjerrë mësimin e tyre demokratët deri atëherë, atëherë raporti i shumicave mund të ndryshojë. Dhe pastaj qeverisja për Donald Trumpin do të bëhet më e vështirë, hapësira e veprimit të tij do të kufizohet mjaft. Atëherë mund të krijohej ndonjë shans i vogël për një procedurë për largim nga detyra – po të ekzistojë ndonjë shkak i rëndësishëm.
Për të mos përjetuar ndonjë zgjim të shëmtuar, bota do të bënte mirë që të përgatitej për katër vjet Donald Trump në post. Për sloganin e tij për fushatën elektorale të 2020 ai u kujdes që të mbrohet. Në të thuhet: Keep America great! (Mbajeni të madhe Amerikën)./DW/