Albspirit

Media/News/Publishing

Trashëgimtari i një shtëpie zbulon brenda saj 100 kilogramë… flori!

Një trashëgimtar i një shtëpie në Normandi, në perëndim të Francës, zbulon për çudi 100 kilogramë flori me vlerë 3,5 milionë euro, të fshehura ngado, bëhet sot e ditur nga qendra e ankandeve të qytetit.

“Ai kishte 5 000 monedha ari, dy pllaka 12 kilogramëshe dhe 37 lingota një kilogramëshe”, u shpreh Nicolas Fierfort, drejtues ankandi i qendrës “Évreux” duke konfirmuar një informacion të medias lokale.

“E gjitha e fshehur në mënyrë të përsosur, nën mobilje, nën peshqirë, në tualet… “, saktësoi Fierfort.

Gjithashtu, në ambalazhin e një shisheje uiski apo një kutie prej kallaji e fshehur nën një mobilje.

Duke u zhvendosur në shtëpinë e re, trashëgimtari ka gjetur ndërkohë një thesar të vërtetë. Floriri ishte blerë në mënyrë të ligjshme në vitet 1950 dhe 1960. Të gjitha certifikatat e autenticitetit janë gjetur. Edhe shërbimi francez i tatimeve mund të jetë përfitues i madh në këtë çështje me të drejta të taksimit mbi pasurinë deri në 45 për qind.

Please follow and like us: