Piktura e Leonardo da Vinçit zbulohet pas 530-vjetësh
Një pikturë e jashtëzakonshme e Leonardo da Vincit me vlerë 12 milionë paund është zbuluar 530 vjet pasi u realizua nga artisti.
Vepra është gjetur e fshehur në një portofol me skica anonime që ishin nën pronësi të një mjeku francez të dalë në pension, i cili nuk ishte në dijeni të asaj që kishte brenda.
Ai ishte vetëm kur mori vendimin që të dërgonte pikturat në ankand për të parë se sa mund të vlerësoheshin. Po çudia ka ndodhur sepse piktura e panënshkruar ishte e Leonrado da Vincit.
Në pikturë është martiri Shën Sebastian i lidhur në një pemë ndërsa në pjesën e pasme të letrës janë dy vizatime të vogla shkencore të shoqëruara me shënime.
Data e punimit është vlerësuar mes viteve 1462-1485 periudhë kjo në të cilën u realizuar Mona Lisa në Milano.
Portofoli i vizatimeve i përkiste babit të pronarit aktual i cili dëshiron të mbetet anonim.
Please follow and like us: