Albspirit

Media/News/Publishing

Charles Bukowski: Vetmia është diçka e cila kurrë s’më ka shqetësuar

Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndjerë vetvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë shumë keq – mbi të gjitha shumë keq – por kurrë nuk e kam ndjerë se një person tjetër mund të hyjë në dhomë dhe ta shërojë atë që më shqetësonte… ose një numër më i madh i njerëzve. Me fjalë të tjera, vetmia është diçka e cila kurrë s’më ka shqetësuar, sepse gjithmonë e kam pasur këtë zgjebosje të tmerrshme për vetminë. Do ta citoj Ibsenin: “Më të fortit janë më të vetmuarit”. Unë kurrë s’kam menduar se tani do të vijë ndonjë bjonde e bukur edhe do të kryejë punë me të dhe pastaj do të ndjehem mirë. Jo, kjo s’ka për të ndihmuar. E dini këtë turmën e zakonshme: “Wow, sonte është e premte, çfarë do të bësh? Vetëm do rrish ulur këtu?Po. Sepse s’ka asgjë aty jashtë. Është budallallëk. Njerëz budallenj që shoqërohen me njerëz budallenj. Lëri ata ta budallallepsin veten. Unë kurrë nuk jam shqetësuar nga nevoja për të dalë jashtë në mbrëmje. Unë strukem në bare sepse nuk dua të strukem në fabrika. Kjo është e gjitha. Më vjen keq për gjithë këta miliona, por unë kurrë nuk kam qenë vetëm. Më pelqen vetja ime. Unë jam forma më e mirë e argëtimit që e kam. Le të pijmë më shumë verë.

Please follow and like us: