Nis procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, sot mbahet mbledhja e parë
Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës i ka hapur rrugë procesit të Vettingut. Kështu, ky process nis punën për verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Komisionit ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë.
Komisionet e Vettingut u miratuan një ditë më parë në Kuvend, pasi opozita theu bojkotin dhe propozoi emrat e saj për në komisione.
Mbledhja e parë konstituuese e komisionit që do kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.