Doni vizë për në SHBA? Ambasada Amerikane jep lajmin e shumëpritur
Ambasada Amerikane ka përciellë një lajm shumë të mirë për të gjithë personat që janë të interesuar për të shkuar në SHBA.
Njoftimi i Ambasadës vendos theksin tek vizat turistike për të gjithë personat që janë të interesuar për të kaluar disa ditë pushimesh në Shtetet e Bashkuara.
Mësohet se tashmë nuk ka më nevojë të paraqisni një garanci në intervistën tuaj turistike.
Njoftimi nga Ambasada
Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!