Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Zaimi: LPRK nuk ka asgjë të përbashkët me terrorizmin në Kosovë dhe në Shqipëri

 

 

Kryesia e LPRK për Shqipërinë mësoi për arrestimin e kryetarit të LPRK për Kosovën Ragip Sallova dhe të nënkryetarit Halim Halimi e të veprimtarëve të tjerë të Kryesisë, Bajrush Konjufca, Sabit Berisha etj. Arrestimi është kryer nga mbeturinat Udbashe në Policinë e Kosovës dhe në Qeverinë e saj me pretekstin e bashkëpunimit me një organizatë terroriste…Por ne e dimë mirë sesi qëndrojnë punët tona…LPRK nuk ka asgjë të përbashkët me terrorizmin në Kosovë dhe në Shqipëri prandaj lirimi i menjëhershëm i z.Ragip Sallova dhe i veprimtarëve të tjerë do të ishte prova më bindëse se nuk jini akoma ushtarë të titizmit dhe të Milloshevicizmit?… Terrorizmi zotërinj të Policisë së Kosovës dhe marioneta të Isa Mustaficit qëndron vetëm në kokën Tuaj sepse LPRK ja është strukturë legale dhe jo ilegale dhe se platforma e saj është thellësisht atdhetare…

Mesa duket juve ju vret syte Atdhetarizmi..Lironi menjëherë kolegët tanë të LPRK ose përgjegjësia do të bjerë mbi ju…

Ne nuk do të pushojmë së demaskuari antishqiptarizmin tuaj..

 

Nënkryetari I degës së LPRK për Shqipërinë

Pëllumb Zaimi

(Në mungesë dhe me porosi të kryetares së Degës së LPRK, Mimoza G. Krasniqi).

Please follow and like us: