Albspirit

Media/News/Publishing

Celibashi: Marrëveshja Rama-Basha nuk pengon partitë që të hyjnë në koalicion

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi në Top Story se marrëveshja Rama-Basha nuk pengon partitë politike që të hyjnë në koalicion në zgjedhjet e 25 qershorit.

Jemi në kushtet kur dy partitë kryesore kanë bërë një marrëveshje për garën elektorale dhe në atë çfarë shoh unë nuk duket se ka ndonjë ndryshim të kuadrit ligjor aktual. Nga pikëpamja juridike nuk mendoj se ka ndonjë pengesë që subjektet politike të caktuara të hyjnë në koalicion. Marrëveshja nuk është imponuese. Unë mendoj çdo parti mund ta bëjë”, deklaroi ai.

Sipas Celibashit, përsa kohë partitë mund të regjistrohen si subjekte politike zgjedhore, regjistrimi i koalicioneve është akoma më i mundshëm.

Nëse nuk ka hapësira ligjore për t’u regjistruar koalicionet, nuk duhet të ketë as hapësira për regjistrimet për partitë politike. Nëse pranojmë që mund të regjistrohesh si parti politike, aq më shumë ke të drejtë që të hysh në koalicion”, shtoi ai.

Ish-kreu i KQZ-së tha se kjo është një situatë anormale dhe mekanizmi që mund ta zgjidhë këtë aktivizohet vetëm nga KQZ.

Please follow and like us: