Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Qeveria e re të mbështesë prodhuesit vendorë

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Elmaze Nura ka kërkuar që të bëhet më tepër për prodhuesit kosovarë.

“Fabrika e këpucëve “Solid” në Suharekë, është një shembull suksesi i sipërmarrjes private, por edhe dëshmi e vështirësive me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar. Politikat më të mira fiskale, efikasiteti i drejtësisë, ulja e kamatave bankare, mbështetja financiare nga shteti, janë masa që do ta fuqizonin prodhimin vendor. Gjatë vizitës në këtë fabrikë, pronari Ahmet Kuçi, paralajmëroi zgjerimin e investimeve, duke shpresuar se qeveria e re, do të krijojë një ambjent më të mirë biznesor për sipërmarrjen private në Kosovë. Pa forcimin e prodhuesve vendorë, ekonomia jonë do të jetë e dobët. Ka ardhur koha për ta”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Please follow and like us: