Albspirit

Media/News/Publishing

Basha nga Lezha flet për figurat që nuk i rikandidoi: Vendim i vështirë por i duhur

Kreu i PD Basha ishte sot në Lezhë ku prezantoi kandidatët për deputetë.

Ai foli për vendimmarrjen që disa figura të PD të mos rikandidohen duke thënë se fitorja e vitit 2017 kërkon figura të vitit 2017.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Fitorja e Trump ishte frymëzim i jashtëzakonshëm, ishte prova që prisnim, kur qytetarët bashkohen marrin fatin e vendit në dorë, ishte një lëvizje.

Ja ku është çadra e lirisë sot, nuk është thjesht dhe vetëm bashkim i vullnetit, ne jëmi të bashkuar ata janë të përcarë.

Ajo që nisëm në 18 shkurt është  bashkimi më i madh i shqiptarëve, do të përmbysim  teatrin e kukullave që luhet tani 28 vite në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi qenë në qeverisje, kemi arritur shumë gjëra, kemi qenë në pushget por kemi kërkuar ndjesë, më takon mua por ndjesa nuk mjafton, duhet ndryshim, vjen duke ndryshuar veten tonë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ndryshimi fillon nga vetja jonë, e fillova ndryshimin me ekipin fitues të 25 qershorit, ishte vendim  vështirë, por vendim i drejtë i marrë në kohën e duhur, fitorja e vitit 2017 do figura të vitit 2017 , unë e zgjodha dhe kam vendosur t’jua prezantoj.

Ky është ekipi që do të përfaqësojë Lezhën, vendimit që mora nuk mund ti shtoj asgjë, bëra atë që premtova, ndryshimi, dhe ndryshimi i Shqipërisë  do të kërkojë vendime të forta.

Please follow and like us: