Albspirit

Media/News/Publishing

Ish kryeministri vihet nën hetim për korrupsion

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kirgizi ka thënë se ish kryeministri Igor Chudinov është nën hetime për korrupsion.

Komiteti Shtetëror për Siguri Nacionale ka thënë se Chudinov, ish ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, Akylbek Japarov, si dhe disa persona të tjerë janë të dyshuar për keqmenaxhimin e 2.9 milionë dollarëve në buxhetin e ndarë për projekte të agrikulturës më 2009.

Chudinov dhe Japarov aktualisht janë ligjëvënës.

Chudinov ishte kryeministër më 2007-2009, kurse Japarov ishte ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë në atë periudhë, si dhe shërbeu edhe si zëvendës ministër më 2009-2010.

Ligjëvënësit nga dy parti të tjera në koalicionin në pushtet janë duke u përballur me hetime. Akuza për korrupsion ka pasur edhe ndaj zyrtarëve të opozitës në muajt e kaluar.

Kirgizia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në tetor.

Please follow and like us: