Merkel: Evropa një aktore diplomatike e angazhuar
Angela Merkel vlerësoi sot si mjaft me rëndësi që Evropa të bëhej një aktore diplomatike e angazhuar kryesisht për shkak të evolucionit të SHBA-së nën drejtimin e Donald Trump.
Merkel e cilësoi jetike marrëdhënien transatlantike.
“Marrëdhënia transatlantike është me rëndësi jetike. Duke marrë parasysh situatën aktuale, ka edhe më shumë arsye që ne në Evropë duhet të marrim në dorë të ardhmen tonë”, u shpreh ajo sot gjatë një konference shtypi.
“Evropa duhet të jetë një komponent që angazhohet gjithashtu në arenën ndërkombëtare, vlerësoj që ky fakt është mjaft i rëndësishëm”, shtoi kancelarja në takimin me kryeministrin indian, Narenda Modi.
Please follow and like us: