Erla Mëhilli: Investimet në Vlorë në qeverisjen e PD
Tek dëgjoja mbrëmë rezultatet e sondazhit të IPR në Ora News, u befasova nga deklaratat e njërit prej panelistëve, i cili u shpreh se Sali Berisha nuk beri investime ne Vlore gjate qeverisjes se tij, duke e lene ate si Kandahar…
Duke besuar se këto deklarata kanë në bazë keqinformimin e panelistit dhe në respekt të publikut të Vlorës dhe Shqipërisë, dua t’i rikujtoj zotërisë se, në tetë vite të qeverisë së mëparëshme, Vlora dhe Qarku i saj kanë marrë investime publike më shumë se çdo qark tjetër, dhe kjo kryesisht për shkak të potencialit të madh që ka Vlora.
Konkretisht, në Vlorë, gjatë këtyre viteve janë investuar 850 milionë dollarë, janë ndërtuar 730 kilometra rrugë nga Konispoli ne Novoselë.
Janë ndërtuar dhe rindërtuar 73 shkolla, 89 spitale dhe qëndra shëndetësore, 62 ujësjellësa dhe kanalizime.
Po i rikujtoj këtu, se vetëm njëra urë e autostradës Levan – Vlorë kushton më shumë se të gjitha investimet që ka bërë qeveria aktuale në qytetin dhe rrethin e Vlorës. Ose se, vetëm financimi në blegtori, ullishte dhe drure frutorë është më shumë se investimet e qeverisë aktuale në qytetin e Vlorës.
Përveç rrugës Levan – Vlorë, u ndërtua rruga TransBallkanike, me një gjerësi pa ekuivalent në ndonjë qytet tjetër.
U ndërtua dhe inaugurua impianti i përpunimit të ujërave të zeza te cilin Bashkia se vuri ndonjëherë në punë se s’do të paguajë energjinë elektrike.
U rindërtua ujësjellësi, u siguruan fondet dhe u bë projekti për rindërtimin e kanalizimeve, të cilin Edi Rama e shtyu disa vite.
Po kështu, u bë projekti, u sigurua financimi për rrugën e Lumit të Vlorës, që Edi Rama po e quan tani Korridor.
U bë projekti, u sigurua financimi si dhe u la gati për procedurën e prokurimit By passi i Vlorës, që sot pas katër vitesh nuk janë ndërtuar as dy kilometra.
Gjithashtu, në fund të vitit 2012 u prokurua dhe nisën punimet për By Passin e Fierit, i cili duhet të përfundonte në 2015 por për shkak të marrëdhënieve korruptive të Edi Ramës me kompaninë, punimet kanë mbetur aty ku ishin.
Si dëshmitare e festimeve të papërsëritshme të 100 vjetorit të pavarësisë, mendoj se Vlora njohu më 28 nëntor nderimin më të madh në tërë historinë e saj. Përfaqësues nga më të lartit të 63 vendeve si dhe qindra mijëra shqiptarë ishin në Vlorë në “Sheshin e Flamurit” më 28 nëntor 2012. Aty mungonte vetëm njëri; kryetari i bashkisë së Vlorës, i skllavëruar nga Edi Rama. Sali Berisha vendosi Ismail Qemalin, të cilin e mbajtën 1 shekull larg Tiranës, në zemër të Tiranës, aty ku e meritonte.
Një gjë nuk bëntë dot Berisha; nuk mund të mbushte Vlorën me kanabis si Edi Rama, sepse beson se kanabisi është shkatërrimtar për Vlorën dhe potencialiet e saj të jashtëzakonshëm.
Ketu me poshte keni listen e investimeve per Vloren dhe qarkun e Vlores gjate 8 viteve te qeverisjes se mepareshme:
QARKU VLORE, SARANDE e DELVINE
Investimet 2006-2013
Keto vite jane investuar 850milion $ ose18 here me shume te PS.
• Jane ndertuar
• mbi 730 km rruge kombetare dhe rurale 330 milion $
• Po perfundon projekti uje 24 ore.
62 Ujesjellesa e KUZ e Impiante te perpunimit biologjik.
• 89 qendra shendetsore e ambulance.
• 73 shkolla te rikostruktuara.
-Rruga transballkanike,6 ml euro
-Thellimi i portit te Vlores
Impianti i Perpunimit te ujrave te zeza te qytetit te Vlores
14 ml euro etj
Nga Konspoli ne Novosele jane ndertuar:
• 300 km Rr. Kombetare, 330 km Rr. Lokale, 100 km Rr.Rajonale
• Rruga e Bregut, Autostrada Vlore – Fier, Superstradat Qaf Bote – Krane, Rr. Butrintit, Rr. Transballkanike, Rr. Orikum – Tragjas, Rr. Vlore – Drashovice- Ura e Peshkepise, Rr. Vlore Selenice Rruget lidhese me detin te fshatrave te Himares. Rr.Delvine – Skerfice. Rr. Xarres – Cuke, Rr. Kote – Sevaster-Vlore
Hyrja dhe rruget e Sarandes,
• Po perfundon Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.
• Brenda dy viteve e para perfundon By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.
1. Turizem: Ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet numri i turisteve.
Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik.
Ne fushen e Turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte duke ka investuar 600 mije $.
• Vlora tashme ka nje Plan te Rregullimit te Bregdetit te Jugut. ( Qeveria do te miratoje cdo plan konkret te njesive vendore ).
• Numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12 600 nga 6500 ne vitin 2005.
• 21 milion $ ne Bujqesi , Subvencionuar 1300 ha, perfituar 3500 fermere.
Ne fushen e Hidrokarbureve ane investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvines.
• Po ndertohen 30 HEC me fuqi 50MW.dhe jane rikonstrukutuar plotesisht Hecet egzistuese
• Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370 milion $ .
• Ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1 milion $.
• Ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.
Delvina
Ne keto vite ne Delvine , Vergo, Mesopotam e Finiq jane investuar:
• 35 km rruge.
• 5 shkolla e kopshte,
• 16 Qendra Shendetsore e Ambulanca,
• 5 sisteme Ujesjelles e Kanalizime
Se shpejti Delvina do te dale plotesisht nga menjanimi me perfundimin e plote punimeve te aksit rrugor Kardhiq –Delvine si dhe Rikonstruksionin e rruges Delvine – Muzine,
• Ndertimi i rrugeve ka ndikuar ndjeshem ne zhvillimin e bisnesit te turizmit dhe atij agrar.
Keshtu rruget e reja Delvinë–Sarandë dhe Muzinë–Urë Gajdar e kane përgjysmuar kohën e transportit, duke sjellë krijimin e 38 bizneseve të mesme.
• Subvencionet – 72milion leke, 490 ha siperfaqja e mbjelle, perftues 550 fermere e blegtore.
• Numri Bisneseve eshte rritur
Numri i bisneseve ka arritur 660 aktivitete nga 430 bisnese ne vitin 2005.
Saranda – Mbi 280 milion$ Investime
• Ne keto vite ne Sarande jane investuar 340 km rruge.
o Rruge nacionale 146 km.
o Rruge rurale 154 km.
o Rruge bashkiake 30 km.
• Jane ndertuar 19 shkolla e kopshte,
• 30 Qendra Shendetsore e Ambulanca,
• 19 sisteme Ujesjelles e Kanalizime dhe Impianti i
Ndertimi i rrugeve ka ndikuar ndjeshem ne zhvillimin e bisnesit te turizmit dhe atij agrar.
Ketu permendim rruget e Bregdetit, Sarande – Ksamil- Butrint, Sarande – Konispol,
Hyrja e Sarandes
.Sarande- Pllake – Xarre, Sarande – Delvine, Rruget e brendshme ne Sarande,ne Ksamil, Plazh i Lukoves.
• Numri i turisteve ne bregdetin tone eshte 10 fishuar.
Ne rrethin e Sarandes ne dy vitet e fundit jane mbi 600 mije turiste nga te cilet 45% turiste te huaj qe vijne per pushime dhe guida.
Numri i hoteleve ka arritur ne 200 hotele me 28 mije shtreter pa llogaritur turizmin familjar.
Numri te punesuarve ne industrine e turizmit ka arritur ne 4000 persona.
• Subvencionet – 162 milion leke, 490 ha siperfaqja e mbjelle, perftues 1100 fermere e blegtore.
o Eshte 2 fishuar prodhimi i ullirit duke arritur 7800 ton.
o Eshte 4 fishuar prodhimi i agrumeve duke arritur 8000 ton.
o Eshte rritur prodhimi i misrit
o Eshte rritur sasia e peshkut ne 750 tone.
• Porti Detar eshte kthyer ne baze per zhvillimin e rajonit.
o Eshte ndertuar porti i ri i mallrave ne Limjon, 280 milion leke.
o Eshte ndertuar kalata e anijeve cruise (crocere) me nje gjatesi 180 m, dhe thellesi 9 m, me vlefte 480 miljon leke. Me ndertimin e kesaj kalate porti aktual shnderrohet teresisht ne nje port per pasagjere e turiste.
• Universitetit Sarandes Filial i UT nga 63 studentë në nisje sot numri i tyre ka arritur në 650, ose dhe nga 25 qytete të vendit.
• Numri Bisneseve eshte dyfishuar.
Numri i bisneseve ka arritur 2890 aktivitete nga 1460 bisnese ne vitin 2005.
BYPAS-I FIERIT
Vlera e prokuruar e objektit eshte 39.87 milion Euro.
Fondi limit per ndertimin e ketij aksi rrugor ka qene 60 milion euro .
Kursim prej rreth 20 milion Euro.
Serenissima S.p.A eshte shpallur fituese nga procesi i prokurimit, me oferten me te ulet eshte nje nga kompanite me te medha ne tregun Italian.
Projekti i tipit autostrade interurbane midis qytetit te Fierit dhe Levanit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem nga Lushnje ne Vlore,
Aksi rrugor do te kaloje ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive.
Aksi rrugor i meparshem, qe kalonte prane vendndodhjes se trashegimise kulturore te Apolonise dhe brenda perimetrit te percaktuar per mbrojten e saj, u modifikua duke marre parasysh kundershtimet e Ministrise se Kultures dhe ato te popullsise dhe autoriteteve vendase. Aksi rrugor aktual kalon ne nje pervijim terthor (rreth 2.5 km) larg nga kjo vendndodhje.
Ne kete seksion eshte parashikuar ndertimi i 3 urave me gjatesi nga 80 m secila ne Llumin Seman, ne kanalin e Hoxhares dhe ate te Pojanit. Projekti perfundon ne fund te vitit 2015.