Albspirit

Media/News/Publishing

Promovohet libri i Llukman Halilit për rrëfimin politik mbi Ibrahim Rugovën

Edhe kryetari i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore,  me kryetar, z. Gani Xharrahi e falënderoi autorin dhe e përgëzoi për këtë punë, që ka bërë. Në promovim ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, si Tonë Marku, Prof. Nikollë Kërhanaj, Eset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, ndërsa z.Mustafa Hoxha dhe Gazmend Daka, me që ishin pjesmarrës në panair edhe ata erdhën në këtë eveniment të librit.

Dashnim Hebibi, Rijekë

Këto dy ditë, në Rijekë të Kroacisë me organizim të Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, me kryetare zonja, Suzana Jakupi, Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore,  me kryetar, z. Gani Xharrahi, u mbajtën disa takime dhe më kryesorja “Panairi – Ditët e produkteve kosovare”, ku morën pjesë 14 përfaqësues të firmave të ndryshme nga Kosova, si dhe vizita të ndryshme me përfaqësues të lartë të këtij qyteti. Ndërsa, në orët e pasdites, konkretisht në orët e para të mbrëmjes rreth orës 19.30, filloi edhe promovimi i librit në gjuhën kroate të Dr.sc.Llukman Halilit me titull “Politiçka ispovijest dr.Ibrahim Rugova” e botuar nga Bashkësia Shqiptare PBM-e me redaktore përgjegjëse znj.Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe redaktore Suzana Jakupi. Libri në fjalë ka 208 faqe dhe është i tirazhit prej 1000 copë. Përmbajtja e librit kryesisht është me raporte të z.Halili kur ka punuar si gazetarë për agjencinë e lajmeve kroate Hina. Autori i këtij libri siç dihet, e ka përcjellur vazhdimisht gjatë kohës sa ishte gazetarë aktivë presidentin e ndjerë tash mëDr.Ibrahim Rugova. Promovimin e hapi znj. Suzana Jakupi, kryetare e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe autorin. Z.Jakupi, i njoftoi edhe njëherë të pranishmit në këtë promovim, se këto dy ditë kishin shumë aktivitete dhe është shumë e kënaqur dhe falënderuese të gjithë atyreve që kanë kontribuar, që këto aktivitete të kalohen si është më së miri. Edhe kryetari i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore,  me kryetar, z. Gani Xharrahi e falënderoi autorin dhe e përgëzoi për këtë punë që ka bërë. Në promovim ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, si Tonë Marku, Prof. Nikollë Kërhanaj, Eset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, ndërsa z.Mustafa Hoxha dhe Gazmend Daka, me që ishin pjesmarrës në panair edhe ata erdhën në këtë eveniment të librit. Profesor Nikollë Kërhanaj, pasi përshëndeti autorin dhe e përgëzoi, ai kujtoi edhe pjesë nga takimet që i ka pasur me presidentin e ndjerë, Dr.Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar presidentin e ndjerë, një figurë e madhe kombëtare që i solli Kosovës shumë të mira në kohërat më të vështira. Prandaj, presidenti Rugova, do të jetë një emblemë paqësore jo vetëm e Dardanisë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Është simbol i paqes kombëtare”.  Gjtihashtu në këtë promovim me disa fjalë, pasi e përshëndeti autorin dhe e përgëzoi për këtë punë të madhe e modeste që ka bërë në këtë libër, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, njëherit figura më e vlerësuar e komunitetit tonë në Kroaci, ashtu si u vlerësua edhe nga të pranishmit, z. Ton Marku. Z.Marku, siç dihet, ishte mikë i ngushtë i presidentit Rugova, ai pati nderin siç tha edhe vetë, të takoj jo më pak se mbi 25 herë presidentin në Shqipëri, sepse në ate kohë, ky veprimtarë, nuk ka pasur mundësi të shkoj në Kosovë, për shkaqe të njohura. Ai ndër të tjera potencoi, se: “Filozofia e presidentit Rugova ishte shumë enigmatike tek shtetet perendimore. Presidenti Rugova, kishte urtësinë e tij politike si burrështetës. Presidenti Rugova, ishte personalitet që ka pasur vizion dhe qëllimin e pavarësisë së Kosovës. Me urtësinë e tij, ai fitoi shumë miqë dhe e krahasoj me Havelin. Presidenti Rugova ishte shumë i përpiktë dhe ai ka njohur mire genin shqiptarë. Të flasësh për presidentin Rugova, me disa fjalë në këtë promovim është e pamundur, që të mos zgjatem edhe më shumë, por duke pasur parasysh, se jemi në promovim libri, unë lutem dhe besoj  shumë, se vizioni politikë që ka pasur presidenti i ndjerë Rugova, ky arqitektë i Pavarësisë së Kosovës, do të mësohet brez pas brezi. Të jemi të bashkuar dhe të punojmë edhe më shumë ne shqiptarët kudo që jemi”. Z.Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë dhe Kroaci, tregoi një rast, kur ka ardhur Presidenti Rugova në Kroaci dhe ishte ai, që I kishte qëndruar afër në çdo moment që të mos i ndodhte asgjë. Vërtet ishte një kujtim emocional. Bashkëkomnasi ynë Mytalip Jashari nga Gostivari i cili jeton dhe vepron në Rijekë, përgezoi autorin me që e njeh edhe më herët. Edhe të tjerët që ishin prezent bashkëbiseduan me autorin. Autori Halili, falënderoi që të gjithë që ishin prezent dhe padyshim edhe ata që ia mundësuan që ky libër të sheh dritën.Pastaj, foli edhe për punën që e ka bërë ndër vite për këtë libër. Krejt në fund të këtij promovimi, autori dhuroi të pranishmëve edhe librin e tij më të ri me nënshkrim të tij personal dhe u shtrua në koktej rasti.

Please follow and like us: