Ristani-Patozit: Negociatat s’janë pazare
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka reaguar ndaj deklaratave të Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.
Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.
Reagimi i Ristanit
Në përmbushje të detyrave të mia si Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe në interesin e saj më të mirë, kam bërë përpjekje që gara për kryetar të PD të ofrojë garanci statutore, gjithpërfshirje dhe të jetë një proces bashkimi për partinë ashtu sikurse një proces emancipimi për të gjithë shoqërinë!
Keqardhje që “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta garë konsiderohet si pazar.
Pazari nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e moralit tim ashtu sikurse i kulturës politike të PD.