Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i LSI-së sulmon Shalsin: Një plehrë që mendon, punon, jeton vetëm për plehrat

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur akuza ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi ditën e sotme me sulme në “Facebook”. Braimllari në fakt ka reaguar për akuzat e Shalsit të një dite më parë, i cili shkruante se peshkatarëve në Pogradec u kërkoheshin para nga drejtorë të LSI-së në këmbim të licencave për peshkim. Mirëpo, Braimllari ka shpërthyer ndaj Shalsit duke e cilësuar një plehër që punon dhe mendon vetëm për plehra.

STATUSI I BRAIMLLARIT

Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para…

Postimi i Shalsit në Facebook

Dëgjojini rrëfimet e peshkatarëve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialistë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesionistë.

Për mënyrën se si peshkatarëve me 20 vite eksperiencë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës.

Inspektorë partiçkash, që ia kanë bërë të pamundur aktivitetin peshkatarëve, duke i kërkuar vota në këmbim të licencave.

Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierët e peshkimit.

Please follow and like us: