Albspirit

Media/News/Publishing

Marine Le Pen: Shqiptarët jashtë nga Franca

Marine Le Pen, një nga pretendentet kryesore për t’u bërë presidente e Francës në zgjedhjet e këtij viti,  ka reaguar pas nje shkrimi të Le Monde (lexo poshtë) që i  cilësonte shqiptarët si kërkuesit me numrin më të madh të azilkërkuesve në vendin e saj.

Udhëheqëse e Frontit Nacional, një partie të ekstremit të djathtë, ajo është një nga zërat kryesorë kundër emigracionit të huaj në Francë.

“Kërkuesit më të mëdhenj të azilit janë shqiptarë, as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha ajo gjatë një interviste në emisionin “Bourdin Direct”, me gazetarin francez Zhan Zhak Burden.