Albspirit

Media/News/Publishing

Stadiumet për Kampionatin Europian 2020

Për herë të parë në historinë e kampionateve europiane të futbollit turneu do të zhvillohet në 13 stadiume në 13 vende të ndryshme europiane. Ja cilët janë këto stadiume…

Bildergalerie Auswahlverfahren Stadien Fußball EM 2020

Londër – Stadiumi Wembley

Finalja në Londër! Me 90.000 vende stadiumi i rikonstruktuar Wembley ishte më i madhi ndër stadiumet konkurruese. Edhe nëse rrezatimi prej historisë së “Old Wembley” e ka humbur paksa shkëlqimin, ai megjithatë mbetet një stadium impozant. Tifozët angelzë në “stadiumin e tyre” do të ndjekin dy ndeshjet e gjysmëfinales dhe finalen e EURO 2020. Nëse Anglia do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve…?

DFB reicht Bewerbungsunterlagen für EM-Spiele 2020 ein

Mynih – Allianz Arena

Allianz Arena është krenaria e FC të Bajenrit të Mynihut. Si një stadium thjeshtë futbolli i ndërtuar me një kapacitet prej 67.812 vendesh ai u përgjigjet standardeve më të larta të UEFA-s. Një atraksion është mbulesa e ndriçuar në formë ovale e stadiumit. Në EURO 2020 në Mynih do të zhvillohen tri ndeshje të raundit të parë dhe një ndeshje e çerekfinales.

Bildergalerie Auswahlverfahren Stadien Fußball EM 2020

Rom – Stadiumi Olipmik

Stadiumi Olimpik në Romë ka 72.700 vende, por tani ai duhet restauruar. Në 1987 në këtë stadium u zhvillua Kampionati Botëror i Atletikës dhe në 1990 Kampionati Botëror i Futbollit. Ky ishte stadiumi i suksesit për kombëtaren gjermane në Kampionatin Europian 1980 në ndeshjen ndaj Belgjikës dhe në 1990 ndaj Argjentinës. Në Romë do të luhen ndeshjet e raundit të parë dhe një ndeshje e çerekfinales.

Bildergalerie Auswahlverfahren Stadien EM 2020

Baku – Stadiumi Tofik Bahramov

Stadiumi kombëtar i Azerbajzhanit aktualisht ofron 31.200 vende. Klubi i Futbollit Baku dhe Neftci Baku luajnë këtu. Ekipi i kombëtares së Azerbajzhanit ka luajtur këtu për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Veç kësaj stadiumi u përdoror edhe për ndeshjet ndërkombëtare të klubit të futbollit Qarabag Agdam në Europa League. Në Baku do të luhen tri ndeshje grupi dhe një e çerekfinales.

Bildergalerie Auswahlverfahren Stadien Fußball EM 2020

Kopenhagen – Parken

Danimarka merr pjesë në EURO 2020 me stadiumin Parken në Kopenhagë, që është pak i vogël me 38.076 vende. Por infrastruktura e mirë e qytetit dhe koncepti modern përreth stadiumit ishin bindëse. Në ndeshjen e provës me rastin e inagurimit të këtij stadiumi në 1992 Gjermania fitoi ndaj Danimarkës 2:1. Në Kopenhagë zhvillohen tri ndeshje të raundit të parë dhe një ndeshje e gjashtëmbëdhjetëshes.

 

Please follow and like us: