Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Osmani: Si u bëra pjesë e filmit “Lazarat Burnign”

Ishte një lajm që ajo as nuk e kishte ëndërruar. Një projekt i madh në Hollivud, ka marrë me vete edhe prezantuesen Albana Osmani. Kompania filmike Mercury Films që do të realizoj këtë film mendohet të jetë projekti më i madh kinematografik që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

E përveç trupës së aktorëve të Hollivudit, ky projekt ka bërë pjesë të tijën edhe Osmanin që duket se ende nuk po u beson veshëve…

“AS NUK E KISHA ENDERRUAR NDONJEHERE POR U BE REALITET!! Ndërsa do ulesha në kafe me miken time të shtrenjtë, Donika Bardha, u gjendëm pranë Producentëve të Hollyood në të njëjtin ambient.

Ata na përshëndetën dhe më pas më kërkuan një takim. Pak ditë më vonë më bënë dhe ofertën për të qenë pjesë e filmit “LAZARAT BURNING” ! Mercury Films… Hollyood … O Zot nuk u besoja dot veshëve…kjo ishte ëndrra që po shikoja me sytë e hapur! Tani jam e lumtur t’ju vë në dijeni që kam nënshkruar kontraten dhe mezi pres të jem pjesë e ekranit të madh të kinemasë.”

Please follow and like us: