Albspirit

Media/News/Publishing

Yjet që i kanë zbuluar sekretet e tyre turpëruese

Të gjithë njerëzit kanë sekrete, e këtu përjashtim nuk bëjnë as yjet, disa prej të cilave kanë publikuar sekretet e tyre të turpshme

 

Taylor Swift ? Nuk di të notojë

Ajo është njëra nga këngëtaret me zërin më të ëmbël në gjeneratën e saj. Ajo madje ka shumë shoqe në industrinë që është shumë e armiqësuar. Për më tepër, ajo është shumë tërheqëse dhe si e tillë ka arritur të krijojë një bazë të gjerë adhuruesish, të cilët ndjekin çdo hap të saj. Megjithatë, një pjesë relativisht e madhe njerëzish nuk janë në dijeni të faktit që Taylor Swift nuk di të notojë, gjë të cilën Swift e ka thënë haptazi, kur i ka fajësuar ‘bimët në liqen,’ për faktin që ajo nuk ka arritur të notojë mjaftueshëm sa për t’u mësuar.

Brad Pitt ? Nuk pastrohet shpesh

Nuk është për t’u habitur fakti që Brad Pitt është në këtë listë, pasi që ai duhet të ketë një sërë sekretesh të turpshme. Brad Pitt para se të arrinte suksese në karrierën si aktor, e kishte veshur atë kostumin e çuditshëm të pulës, për një reklamë që nuk i ishte paguar aq shumë. Madje ai, që mundohet t’i mbajë të fshehta një sërë sekretesh të jetës së tij private me Angelina Jolie-n, ka thënë që është krejtësisht në rregull, nëse një person nuk pastrohet shpesh, përderisa përdor faculeta të lagëta.

Kate Upton ? Ka probleme me gardërobën

Kate Upton njihet si njëra nga aktoret me linjat më vrasëse në histori të modelimit, gjë për të cilën është kritikuar nga disa ‘gojëligë’, të cilët e kanë konsideruar trupin e saj si shumë të papërshtatshëm për modelim. Megjithatë, përkundër kritikëve të pafundmë, Kate ka arritur të ngjitet në majat e modelimit. Mirëpo, përderisa asetet e saj i kanë ndihmuar që ta krijojë një karrierë të suksesshme, ato ia kanë pamundësuar qëndrimin e qetë, sidomos kur është shfaqur në publik me gardërobë ‘të rrezikshme’.

5

Hugh Jackman ? Ka urinuar në pantallona

Rachael Ray, e cila udhëheq një emision ushqimesh e kishte ftuar Hugh Jackman-in në njërin prej episodeve të emisionit të saj. Duhet pranuar që ajo është goxha e zonja në kuzhinë, mirëpo jo edhe si moderatore, andaj është për t’u habitur fakti që Jackman ka zbuluar një sekret të turpshëm pikërisht në emisionin e saj. Ai ka thënë që gjatë kohës kur kishte qenë në skenë duke kënduar, në Australi, ai aksidentalisht kishte urinuar në pantallonat e tij, para se me vrap të largohej nga skena, duke e lënë këngën në gjysmë.

Katy Perry ? Ruan fijet e flokëve të këngëtareve të tjera

Katy Perry është tejet tërheqëse dhe ka një zë unik, që pëlqehet nga masa. E, ka qenë pikërisht ky kombinim i shkëlqyer që ia ka mundësuar asaj që ngadalë, por sigurt, të ngjitet në majat e karrierës së saj si këngëtare. Për më tepër, Perry njihet edhe për stilin e saj të veçantë, që tashmë ka filluar të kopjohet nga femra të shumta anekënd botës, përfshirë këtu edhe disa të famshme. Mirëpo, në një intervistë të dhënë, ajo e ka pranuar që ruan nga një qime të flokëve të Taylor Swift-it dhe Miley Cyrus-it, gjë që bën që ajo të duket si magjistare.

Sylvester Stallone ? Ka luajtur në film pornografik

Për disa njerëz kjo do të ishte plotësim i një ëndrre të madhe. Mirëpo, për një aktor që kishte arritur majat e suksesit pas lansimit të ‘Rocky’-it padyshim që kjo gjë është e turpshme. Stallone e ka pranuar që ai ka qenë i dëshpëruar, pa para dhe i uritur kur në vitin 1970 ishte paraqitur në filmin e quajtur “The Party at Kitty and Stud”, që më vonë ishte titulluar “Italian Stallion”. Gjithsesi, gjërat do të mund të mos ishin dukur aq keq, nëse filmi pornografik të ishte i mirë.

Please follow and like us: