Albspirit

Media/News/Publishing

Modelet më tërheqëse të të gjitha kohëve të ‘Victoria’s Secret’

‘Victoria’s Secret’ tash e një kohë të gjatë njihet për modelet joshëse që janë pjesë e saj, megjithatë, edhe në mesin e tyre ka disa supermodele, që dallohen për bukurinë dhe sharmin

Gisele Bundchen

Bukuroshja braziliane Gisele Bundchen i prin listës së modeleve më tërheqëse të ‘Victoria’s Secret’, për shkak të trupit të saj mbresëlënës dhe karrierës së bujshme që ka pasur. Për më tepër, ajo është e martuar me Tom Brady-n, një tjetër arsye që femrat e tjera t’ia kanë zili. Shpeshherë është bërë e ditur që Gisele ka një dietë të rreptë, të cilës i përmbahet me përpikëri, derisa edhe ushtrimet e vazhdueshme kanë bërë që ajo ta ruajë formën e përkryer dhe kësisoj ta ndërtojë një karrierë tejet të suksesshme.

Heidi Klum

Njëra nga supermodelet e para të ‘Victoria’s Secret’, Heidi Klum, ka arritur që fillimisht të korrë suksese si modele, para se ta fillonte karrierën edhe në biznes. Përveçqë është marrë me modelim, Heidi ka qenë edhe udhëheqëse e ‘Project Runway’ dhe është në panelin e jurisë në ‘America’s Got Talent’. Klum, në fakt, arrin t’i befasojë të gjithë në çdo paraqitje të saj dhe nuk është për t’u habitur fakti që ajo është njëra nga modelet më të kërkuara në botë.

Adriana Lima

Njëra nga modelet më të famshme ndonjëherë padyshim që është Adriana Lima, bukuroshja braziliane që është edhe njëra nga veteranet e modelimit. Ajo ishte shpallur Modelja e Vitit nga ‘Ford Models’ kur kishte qenë vetëm 16 –vjeçare, ndërsa sot është njëra nga modelet më të paguara në botë. Lima është një përzierje e gjeneve të Brazilit, Portugalisë, Japonisë dhe Zvicrës, andaj edhe ka sy, flokë e lëkurë unike, ndonëse këto nuk janë asetet e saj të vetme!

Alessandra Ambrosio

Një tjetër bukuroshe nga Brazili, që meriton vend në këtë listë, është Alessandra Ambrosio. Alessandra, siç është parë edhe në Javën e Modës në Paris, gëzon respekt të madh edhe nga drejtuesit e ‘Victoria’s Secret’, të cilët e kishin përzgjedhur pikërisht atë që të paraqitej e para në paraqitjen e linjës së re ‘PINK’ për veshjet e brendshme. Revista ‘People’ e ka zgjedhur Ambrosio-n femrën më tërheqëse në planet dhe karriera e suksesshme si modele ka bërë që ajo të fitojë edhe kontrata të majme.

Miranda Kerr

Miranda Kerr është njëra nga modelet me dukjen më natyrale nga të gjitha modelet e ‘Victoria’s Secret’. Ajo, për më tepër, ka qenë modelja e parë australiane, që ishte bërë pjesë e shtëpisë së madhe të ‘Victoria’s Secret’. Meqë e ka filluar karrierën në moshë shumë të re – si 13 vjeçare – Kerr ka arritur që me hapa të sigurt të ecë drejt majave të modelimit dhe deri më sot ka arritur t’i pushtojë ballinat e shumë revistave të njohura, përfshirë këtu ‘Harper’s Bazaar’, ‘Elle’ dhe ‘Australian Vogue’.

Candice Swanepoel

Pothuajse të gjithë që dinë diçka për ‘Victoria’s Secret’, e njohin edhe bukuroshen bionde, Candice Swanepoel. Bukuroshja nga Afrika e Jugut njihet edhe për faktin që është shumë e shoqërueshme dhe flokët e bardhë, trupi mbresëlënës e sytë e kaltër kanë bërë që, përveç pistave të modës, Candice të paraqitet edhe në shumë reklama për markat e njohura, si: ‘Givenchy’, ‘Christian Dior’, ‘Donna Karan’, ‘Michael Kors’ e shumë të tjera.

Please follow and like us: