Albspirit

Media/News/Publishing

Thashethemet më absurde për të famshmit

Yjet e Hollivudit gëzojnë famë të madhe, andaj mediet e ndryshme mundohen që të përfitojnë nga ta duke shpikur të pavërteta, që më pastaj përhapen gjithandej si thashetheme

Sigurimi i të pasmeve të Jennifer Lopez-it

Tash e një kohë të gjatë qarkullojnë thashethemet për, siç thuhet, sigurimin e të pasmeve nga ana e Jennifer Lopez-it. Për një kohë të gjatë është përfolur që ato janë të siguruara për 27 deri në 300 milionë dollarë, mirëpo ka qenë vetë aktorja, këngëtarja dhe valltarja e famshme, ajo që i ka përgënjeshtruar këto thashetheme, kur në një intervistë me James Corden-in ka thënë “pse dikush do të duhej t’i siguronte të pasmet?”

George Clooney është homoseksual

Si ka mundësi që njëri nga meshkujt më të pëlqyer në Hollivud nga femrat t’i do meshkujt? Gjithsesi, afiniteti i Clooney-t për femrat nuk i ka ndaluar mediet dhe njerëzit në përgjithësi të spekulojnë që ai është homoseksual, mirëpo martesa e tij e fundit i ka heshtur sadopak këta zëra. Për më tepër, ndonëse është bërë një kohë e gjatë që prej fillimit të qarkullimit të këtyre thashethemeve, George asnjëherë nuk është shqetësuar nga to.

Cameron Diaz pastrohet me ujë të markës ?Evian?

Të gjithë e dimë që yjet e Hollivudit kanë dëshirë të kenë një trajtim më të veçantë, mirëpo të pastrohesh me ujë shisheje dhe të kërkosh njërën nga markat më të shtrenjta, kjo më të vërtetë tingëllon absurde. Gjithsesi, thashethemet kanë filluar kur Diaz është parë duke e pastruar fytyrën me ujin e kësaj marke, për të eskaluar më pas në një nivel krejtësisht tjetër, gjë që i bën këto thashetheme vështirë të besueshme.

Afera e Angelina Jolie-t me vëllain e saj

Puthja në buzë me vëllain natyrisht që është një gjë shumë e çuditshme, andaj edhe shpërfaqja e thashethemeve që keni filluar një lidhje me të pa dyshim që është e pritshme. Në vitin 2000 Angelina Jolie e kishte puthur vëllain e saj, James Haven, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, veprim ky që e kishte ‘çmendur’ internetin. Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që mendojnë se Jolie ka qenë e përfshirë në një lidhje me vëllain e saj.

Barack dhe Beyonce janë në lidhje

Kjo, në fakt, është njëra nga thashethemet më të pabesueshme dhe më joreale që ka ekzistuar ndonjëherë në Hollivud. Bëhet fjalë për një aferë dashurie mes Barack Obama-s dhe këngëtares së famshme, Beyonce. Megjithatë, është absurde të besohet që me gjithë këtë vëmendje që kanë të dy kjo gjë të ketë ikur. Gjithsesi, duket se mediet rozë nuk e kanë ndërmend të ndalen me thashetheme të tilla, duke kërkuar më shumë klikime!

Cher-i i ka hequr disa brinjë nga trupi

Tash e një kohë të gjatë thuhet që Cher i ka hequr disa brinjë, për t’u dukur më e dobët. Në fakt, thashethemet kishin shpërthyer pasi që Cher kishte humbur disa kilogramë dhe disa njerëz assesi nuk ishin bindur që ndryshimet në trupin e saj nuk kanë ardhur në mënyrë natyrale. Cher ka shkuar aq larg saqë ka zgjedhur një fizikan që t’ua dëshmojë njerëzve që ajo i ka të gjithë brinjët në vend. Gjithsesi, duket se disa duan edhe më shumë prova!

Please follow and like us: