Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti i zërit të jashtëzakonshëm të Freddie Mercuryt

mercuryFreddie Mercury mbahet mend si një ndër zërat më të jashtëzakonshëm të muzikës botërore. Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar se sekreti për një zë të tillë është teknika e përdorur nga lideri i grupit “Queen”. Ata thonë se Mercury përdorte një teknikë të njohur me emrin subharmonika, e cila ka të bëjë me të kënduarin me pjesën e fytit. Studimi është publikuar në “Logopedics Phoniatrics Vocology”. Për të janë analizuar arkivat me zërin e këngëtarit, për të cilin është thënë se ishte mbi katër oktava. Por studiuesi i zërit, Christian Herbst, thotë se zëri i këngëtarit ishte normal për një të rritur të shëndetshëm.
Ndryshe nga imazhi që është krijuar, Mercury ka qenë një bariton që këndonte si tenor, me një kontroll të jashtëzakonshëm mbi teknikën e zërit. Madje, ai ka refuzuar ofertën për të kënduar si bariton në një duet në opera më këngëtarin Montserrat Caballé, pasi kishte frikë se fansat e mësuar me zërin e tij si këngëtar rroku nuk do ta njihnin si bariton.

Please follow and like us: