Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Ahmetaj shpenzoi 6.7 mln lekë për një biletë avioni

Një ditë pas publikimit të lajmit në një media shqiptare, e cila deklaronte se ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kishte shpenzuar në një udhëtim drejt Vjenës 670 mijë lekë te reja për një biletë avioni, kryeopozitari Lulzim Basha ka ripërsëritur këtë akuzë.

Por, Agjencia e udhëtimit ka dhënë detaje në lidhje me këtë fakt, duke hedhur poshtë akuzat ndaj ministrit Ahmetaj. Sipas Agjencisë në fjalë, ku është bërë dhe rezervimi i biletës së avionit pohon se shuma në total, (670 mijë lekë) bëhet fjalë për tre persona, dhe jo vetëm për ministrin. Përkatësisht, mësohet se në udhëtimin për në Vjenë ku u mbajt Panairi i Turizmit, Ahmetaj shoqërohej dhe nga dy këshilltarë të tij.

 Po sipas agjencisë, zyrtarët kanë qëndruar në një hotel për pesë ditë, ndërsa shuma e shpenzimeve ka qenë në total 670 mijë lekë, përfshi akomodim dhe biletat. Sakaq, bëhet e ditur se këto shpenzime punonjësja e thesarit i ka regjistruar si “shpenzime për biletë udhëtimi për ministrin Arben Ahmetaj”, ndërsa në fakt rezultojnë 3 fatura të likujduara në një urdhër xhirimi.

 

Please follow and like us: