Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet tuneli më i gjatë për trafikun e drogës

Midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës është zbuluar tuneli më i madh për trafikun e drogës i zbuluar ndonjëherë.

Tuneli ndërkufitar do të njihet histori si tuneli më i gjatë, nëpër të cilin ka kaluar sasia më e madhe e drogës ndonjëherë. Ky tunel është përdorur për të transportuar kokainë dhe marihuanë.

Aksioni i policisë meksikane çoi në konfiskimin e më shumë se një ton kokainë dhe shtatë ton marihuanë.

Gjashtë persona janë arrestuar për rastin, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar drogë përmes këtij tuneli.

Tunel shtrihet nga qyteti Tijuana në Meksikë, ndërsa në anën e SHBA-së ka një dalje të gjerë.

Ky tunel u zbulua në brendësi të një fabrike paletash jashtë qytetit të San Diegos, në një zonë industriale.

Sipas agjentëve, tuneli ishte i pajisur me sistem hekurudhor, ventilim, drita dhe një ashensor të madh.

Please follow and like us: