Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet e pajetë në banesë studentja 19-vjeçare nga Saranda

Një studente 19-vjeçare nga Saranda, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë, në të cilën rrinte me qera.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se 19-vjeçarja nga Saranda, u gjend e vdekur rreth orës 01.00 të ditës e sotme në banesën e saj në rrugën “Osman Myderizi” në Tiranë.
Në të njëjtin njoftim të policisë thuhet se 19-vjeçarja Mersina Hito, nga Saranda, ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi vuante nge anemia. Kufoma u dërgua në Morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Please follow and like us: