Albspirit

Media/News/Publishing

20 vjet Kosovarja ne Diaspore

Lexuesit tanë që janë me ne tash e dy dekada e mbajnë mend numrin e parë të revistës sonë “Kosovarja”. E për ju pak më të rinjë ne ju kujtojmë se pikërisht këtë vit dhe këto ditë ajo ka mbushur 20 vite që është te ju çdo muaj me intervistat dhe personazhet më interesantë shqiptarë.

Një revistë familjare por edhe për të gjithë, botuar që në numrin e parë nga editori Xhevdet Mazrekaj. Nëse ju kujtohet se cila ka qenë në ballinë të numrit të parë, ja ku ua rikujtojmë me foto.

Në intervistë dhe në kover kryesor ka qenë këngëtarja Leonora Jakupi, sigurisht në shpërthimin e saj të parë në skenë.

E dimë se keni një urim për ne, por ne do t’ua kthejmë gjithmonë me materiale interesante e duke qenë kudo ku ka shqiptarë e pranë jush në Diasporë.

Please follow and like us: