Albspirit

Media/News/Publishing

Karikaturë për të satirizuar Erdogan

karikatura

Pak ditë pasi një gazetar hollandez u arrestua në Turqi, me akuzën se kishte ofenduar Presidentin Rexhep Taip Erdoan, gazeta më e madhe në Hollandë, “De Telegraaf”, publikoi në faqen e saj të parë një karikaturë, ku presidenti turk shfaqet si një majmun, që dhunon dhe censuron shtypin e lirë në Europë. Vizatimi satirik i të përditshmes hollandeze ilustron Presidenton Erdoan duke shtypur një shkrimtare hollandeze me një formim turk, e arrestuar të dielën në Turqi. Erdoan qëndron mbi një shkëmb të  titulluar “shkëmbi i majmunit”dhe siç shkruan “Washington Post”, ironia i drejtohet Ministrisë së Jashtme hollandeze, që nuk vepron ndaj këtyre sjelljeve të autokratit Erdoan. Autoritetet turke janë akuzuar shpeshherë për ndrydhje të fjalës së lirë. Javën e kaluar Konsullata turke në Roterdam, u dërgoi një email organizatave të saj në Hollandë që të raportojnë çdo ofendim ndaj Presidentit Erdoan. Por më pas Konsullata deklaroi se emaili ishte zhveshur nga konteksti dhe ishte keqinterpretuar. Më herët në Gjermani, autoritetet vendase dhanë viston për nisjen e hetimeve ndaj komedianit që kishte tallur Presidentin Erdoan përmes një videoje.

Please follow and like us: