Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Veriut shumë pranë testit bërthamor të pestë

Koreja e Veriut përfundoi fazën përgatitore për testin e pestë bërthamor, që pritet të kryhet në çdo moment, deklaroi presidentja koreanojugore, ndërsa media raporton për një tjetër test me raketa me rreze të mesme veprimi.

 

Koreja e Veriut shumë pranë testit bërthamor të pestë

Shqetësimet janë në rritje rreth mundësisë së kryerjes së testit bërthamor të pestë nga ana e Koresë së Veriut para kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë së Punëtorëve në pushtet, parashikuar të zhvillohet në fillim të majit.

Ky kongres, për herë të parë prej 36 vitesh, është rasti më i favorshëm për udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-Un, për të shpalosur arritjet e programeve bërthamore dhe balistike të vendit të tij.

Please follow and like us: