Albspirit

Media/News/Publishing

Si të konvertoni dokumentet PDF në Word terësisht falas

pdf-to-word-644x373Një nga pyetjet kryesore që do të ballafaqoheni sot në internet është “Si mund të konvertoj një dokument PDF në Word?” Edhe pse mund të përzgjidhni mes dhjetëra konvertuesisht online të dokumenteve PDF në Word, ekzistojnë edhe softuerë të cilët mund ti përdorni offline.

Në këtë artikull do të ofrojmë disa alternativa online dhe offline të konvertimit të dokumenteve PDF në Word.

Konvertim Offline

Së pari, softuerët e konvertimit të dokumenteve PDF në Word janë shumë më të shpejtë sesa homologët online dhe e dyta dokumentet e konvertuara do të ngelen online.

Sigurisht që ju nuk do të dëshironit që një informacione sekrete apo dokumente biznesit të të ngelen online. Për këtë vendosëm të ofronim disa alternativa softuerësh që mund ti përdorni për konvertim offline të dokumenteve PDF në Word.

PDFMate

Ky softuer jo vetëm që është i saktë në konvertime por të ofron edhe një gamë të gjërë formatesh duke filluar nga Text, EPUB, HTML, SWF dhe JPEG. Karakterizohet nga një ndërfaqe e thjeshtë dhe është falas. Përmban edhe disa funksionalitete të avancuara si enkriptim të dokumteneve dhe mbështetjen për disa gjuhë.

PDFMate_PDF_ConverterWinScan2PDF

Nga një aplikacion me shumë funksione po kalojmë tek një tjetër që ofron vetëm një gjë, atë që të gjithë po kërkoni në këtë artikull: Konvertimin e dokumenteve PDF në Word.

WinScan2PDF është një aplikacion i vogël. Me një madhësi vetëm 30 KB, mund të jetë ndër softuerët më të vegjël që keni përdorur gjer më sot. Keni vetëm 4 opsione: Zgjidhni Burimin, Skanoni, Faqe të shumëfishta dhe Anulloje.

WinScan2PDFUniPDF

I fundit në kategorinë e softuerëve offline, UniPDF, është një mjet konvertimi mjaft efikas me mbështetje për disa formate përfshirë Word, Text dhe HTML.

Ndër të tjera mund të konvertoni një dokument PDF në JPEG, PNG, BMP, TIF, PCX dhe TGA.

UniPDF-Conversion-toolKonvertim Online

Ne ju sugjeruam që të shfrytëzoni alternativat offline për konvertimin e dokumenteve PDF, por kjo nuk do të thotë se çdo informacion i ynë do të jetë publik për mbarë internetin.

Një kopje e dokumentit do të qëndrojë online, dhe çfarë është online është online, besojmë se është e qartë kjo pikë. E dyta u duhet të ofroni një postë elektronike e cila përbën një tjetër destinacion për Spam-in.

SmallPDF

Smallpdf është një nga konvertuesit e shumtë online të dokumenteve PDF. Por ajo që e bën të veçantë është thjeshtësia në përdorim. Smallpdf ofron një gamë të gjërë shërbimesh të përpunimit të dokumenteve PDF.

Do të mund të konvertoni nga PDF në Word, PowerPoint, Excel, JPEG dhe HTML. Gjithashtu do të përfitoni edhe nga shërbime të tjera si shkrirje të dy dokumenteve në një apo ndarjen e tyre.

SmallPDF-Conversion-Options

Interesant është fakti se Smallpdf ofron një funksionalitet të zhbllokimit të dokumenteve PDF edhe pse është e pamundur ta bësh diçka të tillë me një dokument të enkriptuar.

CloudConvert

CloudConvert është i aftë të konvertojë pothuaj çdo lloj formati skedari në çfarëdo lloj formati tjetër. Gjatë konvertimit të PDF në Word është i saktë, tabelat ruajnë strukturën dhe imazhet përpunohet me efikasitet të lartë.

CloudConvert vlen pikërisht ajo shprehja “konverto çdo gjë në çdo gjë”. (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: