Albspirit

Media/News/Publishing

Grida Duma: Beqaj fshihet pas Fastech, merr 320 milionë lekë me një dorë 

 

Partia Demokratike ka vijuar denoncimet ndaj Qeverisë duke e akuzuar për korrupsion. Në një deklaratë nga selia blu, Grida Duma lëshoi akuza ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për lidhje me kompaninë Intech plus. Sipas Dumës, kompania tjetër Fastech është një zgjatim i Intech, pra e njëjta kompani që shërben për të marrë tendera dhe fonde.

Deklarata për media e Grida Dumës

Në vijim të denoncimit të oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve, sot po ndalemi tek Intech plus i Beqës. Sikur të mos mjaftonin miliona euro të koncesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij. Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme. Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës. E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj. Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve. Ky është korrupsioni tronditës që po mbush llogaritë e qeveritarëve, e Ramës e beqëve, e po zhyt popullin në skamje. Ky korrupsion po sjell varfëri e mjerim, papunësi, krizë të gjithanshme, teksa pasuria dhe luksi i kryeministrit e oligarkëve të tij rritet çdo ditë.

 

Please follow and like us: