Albspirit

Media/News/Publishing

Lu në kërkim të konsensusit për reformën në drejtësi, i shkon sërish në zyrë Berishës

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është takuar sot me ish-kryeministrin Berisha. Temë e bisedës ka qenë sërish reforma në drejtësi. Lu e njohu Berishën me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Berishës, ish-kryeministri theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, “të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën”. “Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venecias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita”, ka thënë Berisha. Në takim u fol edhe për kriminalitetin në vend. “Lidhjet e Ramës me krimin, vrasësit dhe bandat, janë një problem tmerrësisht shqetësues për opozitën dhe vendin. Rasti i Arben Frrokut është një dëshmi tjetër e lidhjeve të fuqishme të Ramës dhe qeverisë së tij me krimin ndaj dhe ndihma e SHBA-ve në problemet e dekriminalizimit është e një rëndësie shumë të madhe”, citohet të ketë thënë Berisha.

Please follow and like us: