Albspirit

Media/News/Publishing

Panama Papers/ Zonja e Parë e Islandës, e lidhur me investimet në parajsat fiskale

Më 22 prill, Christiane Amanpour e CNN e pyeti Presidentin e Islandës Olafur Grimsson: “A keni ndonjë llogari offshore? A ka gruaja juaj ndonjë llogari offshore? A ka ndonjë gjë për t’u zbuluar për ju dhe familjen tuaj? ” “Jo, jo, jo, jo, jo,” u përgjigj Grímsson. “Nuk bëhet fjalë”. Por të dhënat sekrete të marra nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë dhe partnerë të tjerë të mediave tregojnë se bashkëshortja e Grimsson, Zonja e Parë Dorrit Moussaieff, ka pasur lidhje të shumta në botën e offshore-ve. Ndërsa vetë Grímsson nuk ka një llogari në parajsat fiskale,  Zonja e Parë Moussaieff u rendit si një pronare e pesë kompanive dhe aseteve që janë mbajtur në llogaritë e bankave zvicerane, në bazë të dokumenteve të siguruara dhe hetimet për Panama Papers. Familja e saj, duke përfshirë edhe dy motrat e saj, kishte llogari që në total shkojnë më shumë se 80 milion dollarë në Bankën Private Zviceriane HSBC në vitin 2006 dhe 2007. Vetë Dorrit Moussaieff duket se nuk ka luajtur një rol në shumicën e pasurisë. Dokumentet nuk tregojnë ndonjë “krim” nga Dorrit Moussaieff, dhe nuk është domosdoshmërisht e paligjshme të paturit kompani në parajsa fiskale apo llogari bankare zvicerane. Por dokumentet ngrejnë pyetje nëse Zonja e parë e Islandës ka përfituar nga strategjitë e taksave të prindërve të saj në parajsat fiskale dhe nëse interesat e saj janë shpalosur plotësisht.

Please follow and like us: