Albspirit

Media/News/Publishing

Joshja dhe sjellja seksuale në trupin e mendjen tuaj

Joshja seksuale mund të ndizet nga çdo shenjë, e cila mund të konsiderohet erotike. Të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit dhe të menduarit për diçka vërtet seksi mund të nxisin drejtpërdrejt joshjen seksuale. Këto stimulues mund të mësohen pjesërisht dhe ndryshojnë nga një kulturë në një kulturë tjetër, nga një preson tek një tjetër. Truri njihet si organi më i madh i seksit për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në nxitjen seksuale. Dikush me pak vlerësim ndaj vetes mund të joshet vetëm nga shikimi i dy këmbëve të zhveshura. Një individ i cili mund të jetë abuzuar seksualisht në fëmijëri, mund të ketë probleme në kënaqësinë që merr nga akti seksual për shkak të lidhjeve të tij/saj mes seksit dhe abuzimit. Shtylla kurrizore mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në interpretimin e shenjave seksuale. Në fakt, nxitja seksuale dhe orgazma mund të ndodhin vetëm nga reflekset e shtyllës kurrizore. Kjo është vërtetuar në rastet e meshkujve të cilët kanë thyer shtyllën kurrizore pas një aksidenti. Këta meshkuj mund të kenë ereksione dhe orgazma në sajë të stimulimit të testikujve të penisit. Truri nuk është i përfshirë, përderisa sinjalet nuk mund të kalojnë nga truri deri tek shtylla kurrizore.

Problemet

Meshkujt me një problem të tillë në trupin e tyre nuk mund të ndjejnë ereksionin ose orgazmën, sepse kjo do të përfshinte transmetimin e sinjaleve nervore tek sinjalet e shtyllës kurrizore dhe më pas në tru. Gjithsesi ata mund të kenë fëmijë nëse mund të arrijnë ereksionin dhe të bëjnë derdhjen. Mendohet se mekanizmat reflektues mes femrave dhe meshkujve janë të ngjashëm sepse të dy provojnë përgjigje të njëjtë seksuale (shtim të sasisë së gjakut në organet gjenitalë dhe tkurrje të muskujve gjatë orgazmës). Gjithashtu organet gjenitalë të meshkujve dhe femrave mund të vijnë nga i njëjti ind embrional, kështu që “furnizuesit” nervorë janë të njëjtë. Mund të fillojë në zonën vaginale dhe të vazhdojë në të gjithë trupin dhe të ketë përjetime të forta seksuale të cilat shoqërohen me ofshama dhe bërtitje. Kur ju dhe partneri juaj filloni me një “lojë paraprijëse” shumë gjëra mund të përshkojnë trupin dhe mendjen tuaj, të cilat u përgatisin për të kryer aktin seksual. Prekja ose kontakti fizik në ose përreth organeve gjenitalë eksiton receptorët ndijorë të lëkurës. Ky eksitim “udhëton” në nervat ndijorë tek një qendër reflektimi në një pjesë më të ulët të shpinës kurrizore. Kjo qendër i dërgon mesazhe muskujve rreth mureve arteriorë të organeve gjenitalë, “duke u thënë” atyre të qetësohen. Ndërsa këto muskuj qetësohen, një sasi e madhe gjaku vendoset në arteriet e zonave gjenitale. Në ketë çast është e vështirë të lëvizet për shkak të ekstazës që përjetohet. Në të njëjtën kohë që ndodh e gjithë kjo, impulse ndijore “gjuajnë” shtyllën tuaj kurrizore në pjesë të veçanta të trurit, të quajtura lëvore ndijore dhe sistemi lambik. Pikërisht në këtë çast partnerët përjetojnë kënaqësinë dhe intensitetin e aktit seksual. Në orgazmat më të mira provohet ndjenja e çlirimit dhe evitimit të çdo limiti.

Sjellja seksuale e lidhur me dëshirën

Jo vetëm tek femrat, por edhe te meshkujt vihen re ndryshimet që ndodhin pas kryerjes së marrëdhënieve të para në moshë të re. Këto ndryshime janë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Rezultatet e djemve janë më pak të qëndrueshme dhe shpesh në drejtim të kundërt. Meshkujt e rinj të cilët janë bërë prindër tregojnë maturi më të madhe sesa shokët e tyre në të njëjtën moshë, femrat priren të konsumojnë alkool dhe të shpenzojnë kohë me miqtë e tyre, ndërkohë që djemtë kanë tendencën të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Edhe pse sjellja seksuale është e lidhur ngushtë me dëshirën e adoleshentëve, djem apo vajza qofshin ata, për të marrë përsipër rrezikun ndryshimet psikologjike mes tyre mund të evidentohen në mënyrë të menjëhershme. Për sa i përket mënyrë së tyre të sjelljes lë mundësi për optimizëm fakti që këta prindër të rinj duket të kenë tendencën për t’u pjekur më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: