Albspirit

Media/News/Publishing

Shkjau: Mërzitem kur lexoj komente “t’u bëfshin lekët ilaçe”

Deputetja bukuroshe e Durrësit e vënë shpesh herë në qendër të komenteve për jetën luksoze ka sqaruar se vila në plazh nuk është e saja.

“Shtëpia është e prindërve të mi, ata e kanë patur ëndërr që të kenë një shtëpi të mirë dhe ta kenë atë në etapa të rëndësishme të jetës së tyre.  Tashmë im atë po del në pension, im më është kthyer në shtëpiake nga momenti kur kishte një supermarket të sajin ku punonim të gjithë. Unë kam punuar në kohën e drekës dhe kur vija me pushime pasi studioja në Gjermani. është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët duhet t’i ndihmojnë prindërit e tyre”, ka thënë deputetja socialiste në Top Show.

Sa i takon rrogës që merr si përfaqësuese e popullit në Parlament, Esmeralda tha se “rroga e një deputeti është shumë e lartë, por edhe shumë e ulët për trendin e ditës që ti ke.”

Deputetja Esmeralda Shkjau u shpreh e keqardhur edhe për komentet negative që njerëzit ndajnë në mediat sociale. “Më vjen shumë keq kur thonë t’u bëfshin ilaçe ato lekë dhe më mërzit shumë negativiteti në rrjet”, ka theksuar Shkjau.

 

Please follow and like us: