Albspirit

Media/News/Publishing

 Ish-kryeredaktori i ZP zgjidhet drejtor i RTSH

thomaMerr fund ngërçi për kreun e RTSH. Radio Televizioni Publik Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri. Thoma Gëllçi u zgjodh këtë të premte drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, duke zëvendësuar kështu Martin Lekën. Këshilli Drejtues i RTSH-së, organi që zgjedh drejtorin, dha 7 vota pro kandidaturës së gazetarit Thoma Gëllçi, nga 11 anëtarë që ka në përbërje. Gëllçi kandidonte në këtë post me profesor Petrit Malajn, i cili mori 4 vota. I ikur në SHBA që prej vitit 2005, Thoma Gëllçi është rikthyer në Tiranë për të kandidaturë si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Ai ka qenë kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit. Fillimisht ka qenë zëdhënës pranë qeverisë së Bashkim Finos, më pas u bë i njohur si këshilltar i kryeministrit Ilir Meta.

 

Please follow and like us: