Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur dhe top sekret për babain e vërtetë të Leninit

 

 

Nga Rajna Kovaçi

Fëmijët e familjes Uljanov

Duke gërmuar rreth jetës së diktatorëve të shekullit të XX- të, zbulova se fëmijët e familjes Uljanovi kanë patur baballarë të ndryshëm. Këtë e vërtetoi edhe gazetarja investigative Natalija Matveeva, që i shkruajti shkrimtares Larisa Vasiljeva rreth aventurave të mamasë së Leninit. Mamaja e Leninit, Marija Aleksandrovna Bllank, ka qenë një grua e guximshme dhe praktikonte dashurinë e lirë. Në librin me titull ”Fëmijët e Kremlinit” të Larisa Vasiljeva, shpjegohet se këto ngjarje kanë qenë sekrete deri tani, ku jo vetëm KGB, por edhe vetë historia ka vënë një vulë të madhe “Gjithmonë e fshehtë”.
Larisa Vasilieva nuk druhej të sfidonte mite dhe mentalitete. Është e kuptueshme ajo ishte për të ashtu si për çdo individ, e shenjta mama e Leninit. Tregojnë se ai e admironte atë dhe thoshte hapur se ajo ishte njeriu më i mirë në botë. Marija Aleksandrovna Uljanova, ishte ajo gruaja fisnike, e qetë, e dëgjueshme, e përkushtuar, ajo mamaja ideale për familjen e saj dhe mbeti e tillë deri në vdekje, si bashkëshortja ideale e inspektorit tipik të arsimit, nga Simbirsk, Ilja Nikollaevic Uljanov.
Kush ishte në të vërtetë Marija Aleksandrovna, kush ishte babai i saj?

Ajo ishte një nga pesë vajzat e izraelitit të kthyer në të krishterë, mjekut Aleksandër Bllank dhe e gjermanes Ana Groshopf. Marija ka lindur në vitin 1835 dhe u rrit e u edukua me heronjtë trima të romaneve të Turgenjevit dhe Cernishevskit.
Ja çfarë kujton nga e ëma Ana Uljanova, vajza e madhe e familjes:

“Ajo dallohej me atë sjelljen tejet të ekuilibruar, autoritare, por në të njëjtën kohë ishte shumë gazmore dhe tërheqëse. Ishte e pajisur me shumë aftësi, ajo dinte shumë gjuhë të huaja, muzikën e njihte mirë dhe lexonte shumë. Nuk besonte tek Zoti dhe shkonte shumë pak si në kishën gjermane dhe në sinagogë. Marija Aleksandrovna dallohej nga shumë gra të tjera të asaj kohe si nga mungesa totale e mentaliteteve të ngushta konservatore dhe nga tolerance tej mase e gjerë, dhe kishte energji pozitive të pashtershme”.
Shkrimtarja Larisa Vasiljeva u interesua për jetën dhe fatin e Marijes pas një bisede që pati në vitin 1991. Në një ambient dëgjoi se mamaja e Leninit ka qenë “damë e oborrit” dhe kishte kaluar një romancë dashurie me një nga princat si dhe me vetë Aleksandrin e II–të (Carin që çliroi Bullgarinë). Nga kjo lidhje ajo mbeti shtatzanë dhe menjëherë e çuan tek prindërit e saj, e martuan para se të dilte në dritë fëmija i jashtëligjshëm. Bashkëshorti ishte mësuesi i thjeshtë Ilja Uljanov, ndërkohë lindi fëmija i parë i Uljanovëve, Aleksandër. Kur u rrit dhe u njoh me të fshehtën e prejardhjes së tij, iu fiksua mendimi se duhet të merrte hak për të vënë në vend nderin e shkelur të mamasë. Kjo ishte arsyeja që ai vendosi ta vriste Carin e ‘urryer’.
Fillimisht Larisa ishte skeptike kundrejt këtij versioni, sepse sipas dokumenteve zyrtarë fëmija i parë i Uljanovëve ishte Ana dhe jo Aleksandër. Dramaturgu Ivan Popov, një shok i vjetër i Leninit nga vitet e emigracionit në Europën perëndimore, theksonte faktin se Ana ishte fëmijë i birësuar, por edhe ajo ishte vajzë e një prej djemve të një prej Carëve të Rusisë.
Shumë diskutime provokoi tregimi i zonjës Natalija Matveeva, sipas saj Marija lindi Aleksandrin gjatë vitit 1866 kur ishte 31 vjeç. Pra Sasha ishte fëmijë i jashtëligjshëm i Aleksandrit të II-të, kështu ajo ishte vajza e Dimitri Karakazov, ish-nxënësit të Ilja Uljanovit kur ai ishte mësues në gjimnazin në Pemza. Sipas Natalija Matveeva romanca e dashurisë mes Marija Aleksandrovës me Dimitri, ish nxënësit të bashkëshortit nuk ishte diçka e fshehtë, të gjithë shokët e dinin. Thuhet edhe një fakt tjetër që nuk më duket e dyshimtë se Marija kishte shumë frikë nga hakmarrja e oborrtarëve të Carit; thonë se vetë ajo kishte shtyrë Sashën e vogël një vjeç nga një lartësi e madhe. Fëmija kishte rënë, por nuk kishte vdekur, ishte dëmtuar shtylla kurrizore duke mbetur përjetë pak gungaç.
Në dorën e djathtë kishte gjashtë gishta, që konsiderohej si ogur i djallit. Në atë kohë familja Uljanovi kishin miqësi të ngushtë me mjekun Ivan Sidorovic Pokrovski, për të cilin i gjithë Simbirski fliste, se ishte i dashuri i Marijes. Kur u lind Vladimir Iliç, në pagëzim prifti ngatërroi e regjistroi si Ivanoviç dhe jo Iliç. Menjëherë e korrigjuan, por fjala mori dhenë dhe mendohej se ky nuk ishte një gabim i rastësishëm. Pra Lenini nuk është i biri i mësuesit, por i mjekut. Djali i tretë i familjes Uljanovi, Dimitri, për të cilin thuhet se ishte i biri i Pokrovskit, u bë mjek si babai i tij i vërtetë.
Natalija Matveeva tregon se të gjitha këto fakte i ka mësuar prej kujtimeve të ditarit të gjyshit të saj Vasilji Pavlinov, shok i afërt i Aleksandër Uljanov, prift dhe anëtar i organizatës anti-cariste terroriste “Dëshira e Popullit”. Sipas biografisë politike të Leninit Vladimiri i ka thënë të ëmës pas pushkatimit të vëllait se: ”Ne do te ecim në një rrugë tjetër”!
Në kujtimet e Ana Uljanovas “Për V.I.Lenin dhe familjen Uljanov”, Larisa Vasiljeva zbuloi konfirmimin e tregimeve të ndryshme për ta se përse Aleksandri mbeti gungaç: “Më kujtohet ai vendi i lartë pranë lumit Vollga. Sasha njëherë ra dhe atëherë mami u tremb shumë. E kam shumë të qartë si ndodhi: Mami, i mbuloi sytë me dorë nga frika, në kohën kur i vogli u rrokullis, por atje ku ra fëmija kalonte një kalimtar i rastit i cili e rrëmbeu dhe nuk e la të vritej shumë…”.
“Përse kjo grua e fortë dhe e guximshme, që dallohej nga energjia e pashtershme, nuk u turr si e çmendur për të shpëtuar fëmijën”, pyeste Larisa Vasiljeva. E kujtonte replikën: ”Kush dhe si e shtynë djalin tuaj”? Këto janë rreshta të shkëputur nga pjesa teatrale “Zemra të Arta”, shkruar nga dramaturgu Valerjan Nazarov, një mik i afërt i familjes Uljanovi. Në vitin 1882 drama u luajt në “Mali Teatër”. Atëherë pothuajse të gjithë e dinin se drama ishte shkruar në bazë të historisë së vërtetë të familjes Uljanovi; ky fakt i kohës së Bashkimit Sovjetiku u zhduk nga biografia zyrtare e “Vozhdës së proletariatit botëror”.
Motra e Leninit, Ana, ishte e pakënaqur prej kujtimeve të Valerjan Nazarovit për të atin Ilia. Prej tyre lexojmë disa rreshta: “Çfarë po ndodhte me familjen? Si shkonte shtëpia? Po nikoqërllëku i zonjës ishte i jashtëzakonshëm i ati nuk dinte kurrgjë se ç’ndodhte me fëmijët dhe me shtëpinë, falë bashkëshortes së kujdesshme që merrej me çdo gjë”.
Përsa i përket Aleksandër Uljanov, ai fillimisht ishte student shumë i urtë në universitetin e Peterburgut. Studionte lloj-lloj krimbash e buburrecash dhe nuk e dinte se çfarë ishte revolucioni. I ati Ulja vdiq në vitin 1886, Aleksandri nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit. E ëma e këshilloi që të mos shkonte se do të mos traumatizohej. Në verë pas vdekjes se Ilia-s, Aleksandri me të ëmën kaluan verën në një shtëpi që ishte pronë e trashëguar në Alakaevka. Me tu kthyer në Peterburg, filloj të përgatitej për vrasjen e perandorit rus.
Kush e ndryshoi thellësisht studentin e urtë të mjekësisë? Mos ndoshta pas vdekjes së bashkëshortes Marija Aleksandrovna nuk e zbuloi të fshehtën Sasha se babai i tij nuk ishte i mjeri Ilja Nikollaevic, por Dimitri Karakozov pesë vjet më i ri se ajo, Sasha në 4 prill 1866 shtiu kundër Aleksandrit të II-të? Mos ndoshta mbi djaloshin ka patur ndonjë influencë edhe doktori Ivan Pokrovski, gjithashtu edhe ai ish dashnor i të ëmës?
Sërish Ana Uljanova kujtonte në kujtimet e saj, se ata familjarisht i lexonin veprat e revolucionarit demokrat Pisarev, ndërsa librat e tij të ndaluar i merrnin nga biblioteka e një “doktori të njohur”që edhe ai kishte shkrime interesante. Përse vallë Ana, e cila citonte emra që ishin me shumë rëndësi për familjen Uljanovi, asnjëherë nuk përmendi emrin e doktorit -Ivan Pokrovski, të cilin bashkëmoshatarët e tij i shihnin krahë për krahë me mamanë tyre Marija Aleksandrovnën.
Kë dashuronte Marija Blank Aleksandrovna? Budallain Karakozov, të përulurin dhe fetarin e devotshëm Uljanov, apo të pushtetshmin Pokrovski? Apo të gjithë nga pak? Autorja e “Fëmijët e Kremlinit” vendos vetëm pyetjet, ndërsa përgjigjet duhet t’i marrë nga historia e pastruar prej tualetit.
Kështu siç është e përshkruar në kujtimet e të bijës Ana si dhe nga ato të shkrimtares Natalija Matveeva, mamaja e Leninit ishte tip shumë interesant, më e shkathët, më e fortë, guximtare dhe e bukur, në krahasim me atë mamanë e përshkruar me imponim nëpër librat dhe leksionet e shkollave dhe universiteteve në kohën e komunizmit.
E pagëzuar në kishën e krishterë gjysëm izraelite dhe gjysëm gjermane mbeti e pamartuar deri në moshën 28 vjeçare, e bukur, e mençur e përfundoi martesën zyrtare, lindi shumë fëmijë dhe të gjithë fëmijët i edukoi me dëshirën për tu marrë me lëvizjen revolucionare.
Si e njihnim ne Leninin? Çfarë po lexojmë tani për të? Pra, dua të them se vetëm portreti dhe pamja e tij mbetet ajo që kemi ditur dhe dimë dhe qëndron e pandryshueshme por të tjerat fatkeqësisht janë plotësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën. E kundërta që kemi mësuar për ”Leninin e Proletariatit”. Madje, ende nuk jemi të sigurtë se cili ka qenë babai i tij i vërtetë…

Please follow and like us: