Albspirit

Media/News/Publishing

Forcat e Armatosura Turke godasin PKK-në dhe DAESH-in

Forcat e Armatosura Turke, janë duke zhvilluar operacione ajrore me rreze të gjerë kundër organizatës terroriste PKK si brenda vendit ashtu edhe në veri të Irakut.

 

Forcat e Armatosura Turke godasin PKK-në dhe DAESH-in

Në operacionet që vazhdojnë që dje, janë shkatërruar 98 objektiva.

Forcat e Armatosura Turke zhvilluar 9 operacione ajrore me avionë luftarakë F-16 dhe F-4 në rajonet Avashin, Basyan, Çukurca, Zap, Harkuk, Gara, Metina, Kandil, Sinath, Haftanin dhe Gevanakurki.

Në operacion u asgjësuan 98 objektiva ndër të cilat, terroristë, vendstrehime, depo municionesh dhe pozicione të armatosura të organizatës terroriste PKK.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura Turke, bëhet e ditur se operacionet brenda vendit dhe përtej kufirit janë ende duke vazhduar.

Nga ana tjetër, objektivat e DAESH-it që ishin përcaktuar se do të bënin goditje në veri të Halepit, u bombarduan nga obusët furtuna të Forcave të Armatosura Turke.

Në të njëjtën kohë edhe në sulmet ajrore të forcave të koalicionit, u asgjësuan gjithsej 45 terroristë të DAESH-it në rajonet Dudiyan, Cakka, Cariz, Baragidah, Kafrah, Kara Köprü dhe Yahmul.

Ndërkaq u shkatërruan edhe 5 pozicione mbrojtëse të organizatës terroriste në fjalë.

Please follow and like us: