Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja e tij humb kujtesën në një aksident, ja çfarë bën burri

Jeremy dhe Justice Stamper u martuan gushtin e kaluar.Vetëm 19 ditë pas dasmës së tyre, Justice pësoi një aksident të rëndë dhe si pasojë humbi kujtesën.

Pas seancave të vazhdueshme të fizioterapisë, ajo tanimë është mirë. Por një muaj pas aksidentit, ajo i rrëfeu diçka prekëse bashkëshortit të saj: “ Nuk dua të mërzitesh…por nuk e mbaj mend dasmën tonë”.

Për ta ndihmuar t’i rikthente kujtesën Jeremy i tregoi çdo ditë Justice fotot e dasmës por ajo sërish nuk mbante mend asgjë.

“E shoh mënyrën se si ai më shihte gjatë ceremonisë, dhe nuk mbaj mend asgjë apo si u ndjeva”- u shpreh ajo.

I prekur nga kjo, Jeremy vendosi të bëntë diçka ndryshe.“Mu thye zemra dhe vazhdimisht thoja se do të martohesha sërish vetëm për të”.

Historia e çiftit u bë virale, dhe  kompanitë lokale nisën të dhuronin për to torta dasmash, fotografë etj.

Tanimë ata po planifikojnë dasmën e tyre të dytë, në përvjetorin e tyre të parë, në 1 Gusht.

318605-650-1451755501-6318805-650-1451755501-5318455-650-1451755501-4318705-650-1451755501-7318505-650-1451755501-3318555-650-1451755501-1

 

Please follow and like us: