Albspirit

Media/News/Publishing

Hakeri zbulon emrat e vrasësve shqiptarë me pagesë

“bRpsd” është pseudonimi i një hakri që pretendon se ka hyrë në një portal të një grupi mafioz shqiptar, të quajtur “Mafia Besa”. Ai ka hedhur online shërbimet e tyre të vrasjeve me pagesë. Ai i bëri publike të dhënat e tij në një faqe në 23 prill. “Mafia Besa” është emri i një prej organizatave kriminale më të madhe shqiptare. Sipas tij grupi është shumë aktiv në Europë, por edhe në kontinente të tjera.

Nga të dhënat e bërë publike duken 38 urdhra për të goditur dhe 268 mesazhe personale. Aty janë edhe 60 foto të shënjestrave të supozuara. Në një prej mesazheve lexohej:

“Këtu është fotoja e saj. Futjani një plumb në kokë. Nuk dua që trupi i saj të shihet në publik. Do ishte mirë ta vrisni para të hënës tjetër. Ajo jeton me prindërit, ndaj do ishte mirë ta vrisnit kur ajo shkon në shkollë”.

“Mafia Besa” u kërkonte aplikantëve të plotësonin disa kushte nëse donin të bëheshin pjesë. Një prej tyre ishte që t’i vinin flakën një makine dhe ta regjistronin.

Please follow and like us: