Albspirit

Media/News/Publishing

Lu në Vlorë: Jam i impresionuar nga bukuritë e këtij qytetit

Takim me kryebashkiakun – Ambasadori Lu në Vlorë: Jam i impresionuar nga bukuritë e këtij qytetit
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=QjpS4OjgT6Y]

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka zhvilluar nje sërë takimesh në qytetin e Vlorës. Në axhendën e diplomatit  amerikan kanë qenë vizitat në  këndin amerikan të bibliotekës “Shefqet Musaraj” si dhe takimi me kreun e bashkisë së Vlorës Dritan Leli .

Ambasadori amerkan shprehu impresionet e tij lidhur me vizitën e parë në qytetin e  Vlorës që prej marrjes së detyrës , duke e cilesuar qytetin si nje prej destinacioneve të preferuara nga turistet

Lu: Dëgjova që nesër do të fillojë zyrtarisht sezoni turistik dhe ne kemi ngrenë një drekë të shkëqlyeshëm këtu në Vlorë me fruta deti të freskët dhe luajtëm volejboll me një suakdër me vajza. Ndërsa tani kam një diskutim me kryetarin e bashkisë. Unë dua të rikthehem me fëmijët dhe abshkëshorten, Vlora është një qytet shumë i mirë për turistë.

Gjate vizitës së ambasadorit amerikan në biblioteken Shefqet Musaraj  është pritur me pankarta në duar nga banorët që  preken nga shpronësimet në rrugën trasballkanike.

Please follow and like us: