Albspirit

Media/News/Publishing

Parada e LGBT, përfaqësues të komunitetit pedalim kundër homofobisë

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=g5WTOWxrI6I]

Në prag të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare të komunitetit LGBT përfaqësues të tij të mbështetur nga Avokati i Popullit dhe trupa diplomatike e akredituar në Tiranë zhvilluan një marshim kundër homofobisë. Përfaqësues të komunitetit theksuan se ndjehen të diskriminuar ndaj dhe i bënë apel institucioneve për më shumë të drejta. Avokati i Popullit dhe Ambasadori Lu përshëndetën guximin e këtij komuniteti.

Në kuadër të 17 majit, ditës ndërkombëtare të komunitetit LGBT, përfaqësues të tij marshuan dhe pedaluan me biçikleta përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Organizatorët e aktivitetit, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj u shprehën se ky komunitet ndjehet i diskriminuar dhe i paragjykuar ndaj dhe kërkuan më shumë punë nga ana e institucioneve për të garantuar të drejtat e tij.

Pinderi: Për fat të keq edhe vjet kemi qenë në të njëjtin pozicion dhe ne si qytetarë të ëktij vendi na vjen turp që nuk ka asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe politikës shqiptare, por ka vetëm miq shumë të nderuar të komunitetit ndërkombëtar.

Karaj: Ka shumë persona nga komuniteti që akoma nuk kanë guximin të dalin hapur dhe të pedalojnë këtu me ne për shkak të diskriminimit. Ne sot do të pedalojmë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që diskriminohen çdo ditë në shkolla, për ato persona të komunitetit LGBT që nuk e kanë të mundur të kenë akses në shëndetësi dhe për të gjithë ata persona LGBT që abuzohen nga familjet e tyre.

Në aktivitetin sensibilizues për të drejtat e komunitetit LGBT morën pjesë Avokati i Popullit Igli Totozani, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e Holandës Dewi van de Weerd, të cilët përshëndetën guximin e këtij komuniteti.

Totozani: Dhe politikanët, udhëheqësit shqiptarë të këshin të njëjtin guxim si këta qytetarë të ndershëm dhe të nderuar të Shqipërisë dhe ti japin me guximin e tyre të gjitha të drejtat që u takojnë. Shqipëria nuk përparon dot ndryshe, pa guxim dhe forcë.

Lu: Kam respekt shumë të madh për guximtarët që luftojnë për të drejtat e njerëzve LGBT.

De Weerd: Jam e kënaqur që jam këtu sot dhe ka një prani gjithnjë e më të madhe të qytetarëve që janë të pranishëm dhe marrin pjesë në këtë aktivitet. Dua të shpreh vlerësimin për guximin që kanë këta njerëz.

Pjesmarrësit në marshimin e LGBT të shoqëruar nga Avokati i Popullit dhe trupa diplomatike në Tiranë pedaluan përgjatë gjithë bulevardit deri në qëndër të kryqytetit si mesazh kundër diskriminimit.

Please follow and like us: