Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëdhëniet diplomatike me Japoninë, artistë shqiptarë dhe kosovarë mirëpriten nga 300 të ftuar

koncert1Me rastin e 35 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë dhe 7-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës, një nga sallat emblematike të muzikës klasike japoneze, Oji Hall në Ginza, u pushtua nga muzika shqiptare me artistë shqiptarë dhe kosovarë.

Në “Koncertin e muzikës klasike Shqipëri-Kosovë”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës në Tokio, morën pjesë Prof. Dr Merita Tershana (pianiste), soprano e TKOB, Dorina Selimaji si dhe artistët nga Kosova, Prof. Lule Elezi dhe sopranoja Marigona Qerkezi.

Në prezencën e parlamentarëve japonez, trupit diplomatik të akredituar, përfaqësuesve të insitucioneve qendrore e lokale, përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, komunitetit shqiptarë në Japoni si dhe 300 miqve të ftuar, artistet tona falën emocione të fuqishme falë performancës dinjitoze të kryeveprave të Moxartit, Rossinit, Chopin, komcert3Verdi dhe pjesëve operistike shqiptare “Dielli ka Prendu” të Prenk Jakovës dhe “Agimet shqiptare” të Avni Mulës.

Në fjalën e hapjes, I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë ne Tokio, Armand Shandro i cilësoi marrëdhëniet mes vendeve si “shumë të mira” dhe shprehu “mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen që shteti japonez i ka ofruar Shqipërisë gjatë viteve” me pritshmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Shandro gjithashtu shtoi se “ky koncert shërben jo vetëm si një pasqyrë e talentit muzikor shqiptarë por dhe si një ogur i mirë për ti hapur rrugë aktiviteteve të tjera kulturore”.

koncert3Koncerti pasoi me një pritje të madhe në hollin e teatrit, ku të ftuarit patën mundësi të takojnë dhe të fotografohen me artistët, si dhe të shijojnë verërat shqiptare nga kantina e verës Cobo dhe ajo e Kosovës “Stone Castle”.

Aktiviteti u përcoll nga mediat vendase, përfshi dhe gazetën “The Japan Times”.

Reagimi i publikut ishte mjaft pozitiv dhe zgjoi interes për vendin dhe kulturën shqiptarë, deri më tani, pak të njohura në këtë anë të rruzullit.

Impakti artistik qe aq i ndjeshëm sa që artistet u ftuan të këndojnë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Rrjetit të Grave, ku marrin pjesë 350 gra në karrierë nga 30 vende të botës.

Please follow and like us: