Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e Veliaj dhe e vërteta për familjet Metaliaj

Familja e Ahmet dhe Enkeleida Metalisë nuk ka asnjë lidhje me familjen e gjyqtarit Artan Metaliaj.
Debati ka lindur pas akuzave që ka bërë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në adresë të familjes së gjyqtares Enkelejda Metaliaj.
E vetmja gjë që i bashkon këto familje me mbiemër të njëjtë është vetëm Tropoja. Por në qytetin e Tropojës janë jo dy po katër fise Metaliaj që s’kanë asnjë lidhje gjaku me njeri – tjetrin.
Ahmet Metaliaj thotë së babai i tij Zenel Meraliaj s’ka asnjë lidhje gjaku me familjen e Shpend Metaliaj. Akuza e kryetarit të bashkisë nuk qëndron. Erion Velia kërkon ndalimin e ndërtimit të një pallati 17 kate tek Diga e Liqenit Artificial dhe ai ka kërkuar nga përjashtimi i trupit gjykues Artan Metaliaj.
Po gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Veliaj dhe ai në këto kushte ka filluar një sulm të paprecedentë kundër gjyqtarëve dhe familijeve të tyre, të cilat me të drejtë konfirmojnë duke dorwzuar dhe certifikatat se s’kanë asnjë lidhje gjaku dhe janë trungje familjare krejt të ndara.
Madje Enkelejda Metaliaj është bashkëshortja e Ahmet Metaliaj nga Skrapari dhe e rritur në Tiranë. Por dhe bashkëshorti i saj është internuar në Lushnjë që kur ka qenë 13 muajsh së bashku me pjestarët e familjes. Ai është internuar në vitin 1960. Po ashtu janë të pavërteta faktet se Ahmet Metaliaj ka mbaruar shkollën e lartë para vitit 1990.
Ai shkollën e lartë e ka mbaruar në vitin 1991 deri në vitin 1994 dhe të gjitha insituatat e Erion Velise janë krijuar vetëm për të bërë presion gjyqtarëve për tu bërë shantazh. Që ata të heqin dorë nga gjykimi.
Edhe një herë Ahmet Metaliaj konfirmon se Artan Metaliaj i përket një familje tjetër me të njëjtin mbiemër në Tropojë.

Please follow and like us: