Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, përplasje me armë në një pikë bastesh

Pasditen e sotme ka ndodhur një përplasje me armë zjarri në një lokal në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ndodhi në një pikë bastesh.

Pas konfliktit të çastit mes disa personave është qëlluar edhe me armë.

Për fat të mirë janë regjistruar vetëm dëme materiale në vetratën e xhamit të lokalit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vepre kriminale.

Please follow and like us: