Albspirit

Media/News/Publishing

Eliza Dushku nuk harron rrënjët, ja cilës lëvizje i është bashkuar

Eliza Dushku nuk harron rrënjët, ja cilës lëvizje i është bashkuar (Foto)

Aktorja me famë botërore, e cila është me origjinë shqiptare Eliza Dushku nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Qershori konsiderohet në botë si muaji i emigracioni dhe i emigrantëve dhe Dushku e ka kujtuar një fakt të tillë duke ju bashkuar nismës “Jam një emigrant”.

Këtë fakt ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram: “Tani, më shumë se asnjëherë është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar. Qershori është muaji i trashëgimisë të emigracionit.

Ne të gjithë kemi pjesëzën tonë në historinë amerikane si emigrantë të sapoardhur apo edhe si të lindur në këtë tokë, të ardhur këtu si skllevër apo të ardhur për të kërkuar në jetë më të mirë në këtë shtet. Bashkohu me lëvizjen “Unë jam emigrant.” Krenare që jam shqiptare, daneze dhe amerikane,”-përfundon postimin e saj Dushku.

 

Please follow and like us: