Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande: Kadare, një autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit

Presidenti francez, Francois Hollande, ka nderuar shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare me dekorimin më të lartë që Franca mund t’i japë; titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Gjatë ceremonisë, presidenti francez pati vetëm fjalë miradije për shkrimtarin shqiptar, të cilin e quajti, pak si me ironi, një evropian që nuk i përket Evropës dhe e do Evropën.

“Jeni avokues i devotshëm i kulturës së Evropës dhe unë i thash Kryeministrit: fatmirësisht ka evropianë që nuk i përkasin Evropës dhe e duan Evropën”, ka thënë presidenti francez, Francois Hollande në ceremoninë e ndarjes së çmimit, raporton AFP në gjuhën frënge.

“Ju jeni edhe shqiptar edhe francez, me zemër evropiani dhe shpirt universal”, ka vazhduar Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadarenë si një “autor të mrekullueshëm të historisë së Ballkanit”, transmeton Koha.net.

Please follow and like us: